Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ku ngeli redaktura e krijimtarisë letrare
Kulturë

Ku ngeli redaktura e krijimtarisë letrare

adminBy adminJune 27, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Avni Halimi
Krijuesit po shtohen dhe, me këta, po shtohen edhe prurjet e reja letrare. Dhe, kjo, padyshim që e gëzon botën e letrarëve! Plejada e krijuesve të rinj çdo vit defilon nëpër shhtëpi botuese, nëpër gazeta e revista letrare por edhe nëpër portale të ndryshme që u dedikojnë hapësirë të veçantë krijuesve të rinj! Në këtë vazhdë, duhet të lavdërohet edhe HEJZA që po bën një punë brilante duke u dhënë hapësirë, përveç krijuesve të dëshmur, edhe krijuesve të rinj, të cilët, gjithnjë e më vështirë e kanë të sigurojnë hapësirë nëpër faqet e gazetave dhe revistave. Madje as që duhet të shpresojnë se do të mund të botohen nëse nuk janë anëtarë, apo, pjesëtarë të kruzhoqeve letrare të futur në vathë të gazetave dhe revistave (elektronike)!
Megjithatë, a kanë nevojë krijimet e reja për një dorë redaktori profesional! Natyrisht, këtë redaktor do ta gjenim në mesin e poetëve të dëshmuar, të atyre krijuesve që lirisht mund të ngrisin “shkollë të poezisë” që do të bartin emrat e tyre; që poezisë do t’ia jepnin gjuhën, muzikalitetin, bukurinë, forcën, të gjitha këto brenda shpirtit të poezisë që ia falë “krijuesi fillestar”. Poezinë duhet kuptuar përtej “definicionit” se është “shpirti i vetë poetit”, se është “krijim që i ka dhënë frymë vetë poeti”; ajo duhet të kuptohet si një bukuri natyrore e cila e synon përsoshmërinë (dhe i takon) përmes ndërhyrjeve estetike nga dora e profesionistit (redaktorit të mirëfilltë) që tashmë ka arritur të jetë nën frymëzimin e shijeve estetike të shenjta të Apolonit nga Parnasi!
Redaktori i pozisë nuk është ai i gazetarisë, i tregimit, i dramës, i blogerëve! Redaktor i poezisë nuk mund të jetë as botuesi, të cilët, (me përjashtime) me shumicë i kemi “bisnesmenë”! Redaktori i poezisë është ai që, me forcat herakliane ia trason rrugën e sigurtë poetit të ri, si altruist i përkorë do të falë “një shkollë” ku krijuesi fillestar do t’i mësojë dhe kuptojë gjërat më sekrete mbi krijimin poetik. Në mungesë të kësaj dore redaktoriale, në mungesë të këtyre “shkollave”, krijuesit e rinj do ta ngrisin poezinë ngjashëm si punëtori i rëndomtë që do ta ngrisë rokaqiellin pa inxhinier e pa arkitekt./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.