Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Libri
Kulturë

Libri

adminBy adminJune 3, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
History.
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Nga Avni Halimi
“Të vësh një libër në duart e një injoranti, është po aq e rrezikshme sa të vësh një shpatë në duart e një fëmije”, thoshte Shën Anselmi!
Cili është qëndrimi aktual i institucioneve kombëtare mbi librin? A duhet ta lëmë librin në duart e “injorantëve”? Jo, pyetja duhet të jetë: a duhet që “injorantët” të përkujdesen për librin, apo, thënë më butë: meqë libri është “frymë e shejtë”, a duhet të kemi një qasje ekskluzivisht kulturore kundrejt librit, apo, duhet të jemi nonshalantë dhe të mos brengosemi fort, sepse, ka kush të kujdeset për librin! Kush?
Institucionet tona të pushtetit kanë zhvilluar (dhe akoma zhvillojnë) politikë me institucionet nacionale por edhe me botues të librit dhe, kësisoj, ky konstelacion ka mundësuar që në treg të kemi libra me bollëk. Megjithatë, kjo “politikë” nuk shkon përtej lavdërimeve që zakonisht përdoren përgjatë fushatave parazgjedhore: “ne kemi bërë për librin…”!
Kemi bërë shumë për librin si mall tregu nga i cili përfitojnë ekskluzivisht botuesit! Pra, librin e kemi zbritur deri në “prodhim ushqimor” që siguron ekzistencën e bakallxhiut dhe të familjes së tij!
Por, a paraqet kulturë vetëm botimi i librit dhe i nxjerrjes së tij në vitrina librarishë? A është politikë kulturore nacionale subvencionimi i botimit të librit? Pa dyshim, botuesit e librave duhet të interesohen që të gjejnë mundësira për ta botuar me sa më pak vështirësi librin! Është e drejtë e çdo qytetari që të merret me botim të librit, të regjistrojë shtëpi botuese, të hap librari! Nuk është kurrfarë mëkati sigurimi i ekzistencës nga botimi dhe shitja e librit!
Por, “rojtarët” e librit, institucionet shtetërore, ministritë për kulturë, a duhet që vetëm ta ndihmojnë botimin e librit, apo ta nxjerrin në pah madhërimin institucional e kombëtar përpara librit, i cili ka qenë, është dhe do të jetë majaja e identitetit kulturor për çdo komb.
Përfundimisht, nuk është kulturë vetëm botimi i librit! Botimi i librit mund të jetë vetëm rrugë e një “ndërmarrësi” për të siguruar ekzistencën e vet.
Ministritë për kulturë, apo, institucionet tona nacionale të themeluara për librin, duhet që ta shtojnë fondin, të kenë buxhet më të konsiderueshëm, fonde të respektueshme dedikur librit! Përfitues të këtij buxheti, të këtyre fondeve duhet të jenë vetëm ata botues, vetëm ata subjekte që do të ofronin, krahas titujve që duan t’i botojnë, edhe aktivitete të bujshme kulturore që do të organizohen me rastn e botimeve veç e veç. Plani vjetor botues duhet të shoqërohet edhe me planin akcional të aktiviteteve dhe manifestimeve kulturore që do t’u dedikohen librave të botuara. Respektivisht, duhet të subvencionohen vetëm këta aktivitete kulturore që do të ndermerren me rastin e botimit të librave dhe jo vetë botimi i librit. Nga libri i botuar, me një reklamë të mirë, me pano e afishe, me recensione e emisione radio-televizive, libri do të shitej më shpejtë dhe, me këtë, do t’i nxjerrin paratë e invesuara madje edhe do të fitonin mjaft mirë botuesit! Një politikë e tillë do t’i detyronte botuesit që “të punësonin” edhe recenzentë për librat që i botojnë, edhe ekspertë të marketingut, edhe gazetarë, edhe organizatorë të promovimeve dhe eventeve të ndryshme kulturore që duhet ta shoqërojnë një libër të botuar. Botimi i librit duhet të gjenerojë aktivitete kulturore dhe jo vetëm mirëqenie për botuesin! Kështu ndodh te popujt e civilizuar, te ata që kanë përkushtim religjioz ndaj librit.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.