Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Arti i fuqishëm i Gjelosh Gjokaj
Kulturë

Arti i fuqishëm i Gjelosh Gjokaj

adminBy adminMay 22, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ilir Muharremi, kritik i artit

Vështrim për ekspoziten e artistit Gjelosh Gjokaj e hapur në hapësirën e Galerisë
Kombëtare të Kosovës.

Arti prekë majat e thjeshtësisë, të pahulumtueshmes, të ndjenjave që pushojnë brenda vetes,
lartësisë, të veçantës, dehjes Dionisiane. Të vendosë përballë pasqyrës të kuptuarit thellësinë
e pa kënduar. Artisti me veten duke e ndarë veten si objekt e artin si subjekt. Subjektet i
ngritë mbi metamorfozën e simbolikës brenda në rrënjët e artit. “Kënga për Kadinjacen”, një
vepër 1.8 metra e gjatë e artistit Gjelosh Gjokaj, më duket si Guernika e Pikasosë, kjo vepër u
përfundua në vitin 1981. Ka një hapësirë epike të ndërthurur me simbolikë, drejt shtigjeve
filozofike sepse vet filozofia u jep peshë arteve dhe figurave. A është e koduar vepra? Çdo
detaj i saj fshihet pas një kronologjie lufte, terrori. Aty nuk ka shumë ngjyra mund t’i vëresh
tri, katër ose pesë, madhështia e mjeshtrirsë së artistit Gjokaj është pikërisht te subjekti,
forma, kompozicioni, psikologjia e kokave të rreshtuara në një vertikale, duke filluar nga
pema, pastaj poshtë saj koka me helmeta, janë ushtarë të shpërqëndruar, gojë të hapur,
mimika agresive. Helmeta të shtrira nëpër tokë dhe një korb shihet teksa është përkulur mbi
një helmetë ndoshta për të pirë ujë. Pastaj portrete njerzish duken si figura të përsëritura,
grimasa të heshtura dhe prapa syve mund të vëresh ca njolla dhembshurie ose një fazë të
stërlodhur e të kaluar në konsumim. Fytyrat e tyre janë më ngjyrë hiri, ngjyrë tymi nga
oxhaku, ca me të kuqe të lehtë, simbol i gjakut, poashtu edhe fletat janë të verdha, të kuqe, të
jeshile dhe hiri. Janë gjethe që nuk i krijon natyra në asnjë situatë e as raport jetësor real, por
kombinim i shpitërores, përtejmes metafizike, ngjashmëritë me atë se çka nisë në maje të
pikturës e deri ku vazhdon ky vargan portretesh anfaz. Në prapavijë të pikturës është ngjyra
blu, si simbol i lumenjëve aty ndonëse ku piktori edhe ka kaluar një jetë. Herë duken si
portrete monumentale antike, e herë si figura ilire. Mund t’i shkoqitesh nga telajo e t’i
ekspozosh si skulptura në hapësirë. Kjo pikturë rri e vendosur në një pozicion të prirtë me që
krijohet një lojë dhe ndjenjë gjatë vështrimit optik. Kjo vepër sikur prek fëmijërinë e artistit,
skena duket reale, por edhe ireale. Ata ushtar sipër sikur burojnë nga imazhi dhe neuronet e
artistit.
Pikturat dhe grafikat e artistit Gjokaj nuk kanë kolorit të tepruar, ato sikur reduktohen nga ky
kolorit. Në të gjitha pikturat dhe grafikat vëren tre deri në katër ngjyra të cilat estetikisht
duken bukur, plot shpirt, të magjepsin, krijojnë atë zbrazëtinë e një shpirti të tejmbushur. Nga
soditja disa minutëshe përballë këtij arti, vet mund të sajosh ngjyrë, mund të vëresh hije dhe
dritë, pastaj figurat lëvizin, të shikojnë sikur duan të të pëshpëritin diçka, ose kërkojnë të ju
bashkohesh gjallërisë, monotonisë, dhimbjes, vuajtjes, metafizikës, fantastikës, përtej
formave çudake reale, një misteri që absurdi i Albert Camus-it mund ta analizoj.
Vet kokat e tyre, kontaktet me botën, bimësinë, universin, tregojnë shkencë mendore
artistike. Bluja dhe ajo hiri të dy këto ngjyra dominojnë në veprat etij. Bluja ngjyrë e lumit,
kurse hiri ngjanë me tymin. Sikur artisti i ka përjetuar dhe ka krijuar një hipotezë kohore për
këto. Kjo lumnajë të nxitë të rrëshqasësh pa dorëza brenda një uni të pastër. “Sofra” e vitit
1978, pjesë e koleksionit të GKK-së. Disa prej pikturave të ekspozuara janë: “Djali me

qengj” në vitin 1983, “Klithja e Van Gokut” në vitin 1989, “Toleranca” në vitin 1989,
“Kompozim” në vitin 1992, “Koka” dhe “Adami”…
Te grafikat kemi një ndjenjë të kulluar nuancash dhe suptilitet vijash që renditen në një
kompozcioin estetik dhe sendërtim teknik të veprave. Poashtu portretet njerëzore zënë
pozicione nëpër këto hapësira. Janë të ngarkuara në aspektin psikologjik duke e prekë në
thellësi temën, dhe duke analizuar se çfarë ndodh brenda saj. Shihet dukshëm pasoja nga
përvoja e luftës që ka kaluar artisti.
Pasi shkon në Itali më 1968, artisti në artin e tij hap shtigje të reja ideoestike dhe filizofike,
pra krijion një pikëpamje më ndryshe për të menduarti dhe vepruarit për jetën. Pasi veprat e
tij u krijuan në Itali vërehet një ndkim dhe ngjashmëri me realen e Guerreschit, Cremonit e
Mulas si dhe me metafizikën e Carlo Carës dhe Giorgia De Chiricos. Arti i tij prapë veshet
me një petk individual duke krijuar kombinatorikë specifike të këtyre elementeve dhe
materialeve. Arti i tij ndryshon me veçimin e burimorës si shkak dhe pasojë e të jetuarit në
Ballkan, dhe nuk thuhet kot se artisti varet dhe kufizohet nga vendi se ku jeton. Nëse i
analizojmë më në thellësi portretet në formë maskash, prekën nga surrealizmi-metafizik, dhe
ato janë krijuar me mjeshtri dhe origjinalitet dhe njeriu këtu na duket dukshëm i robotizuar
sikur artisti pozicionohet në vendin e parashikuesit. Misioni i artit ka këtë qëllim, qëllimin
profetik ndaj njeriut, urbanizmit dhe bimësisë. Potretet duken si mitologjike, por ndërmjet
realës, imagjinarës, kokave metalike e njeriut në hapësira metafizike.
Ekspozita titullohet ”Rrugëtimi modernist i Gjelosh Gjokaj” me kurator Shkëlzen Maliqin.
Në ekspozitë ngërthejnë 50 vjet veprimtari. E organizuar për nderim të 90-vjetorit të lindjes
së mjeshtrit Gjokaj, e njëjta ekspozitë ishte edhe një e tillë në Tiranë, në prill të vitit të
kaluar.
Gjelosh Gjokaj u lind më 25 korrik 1933 në fshatin Milesh afër Tuzit, zona e Malësisë së
Madhe në Mal të Zi. Rrjedh nga një familje e njohur shqiptare. Pikturën e mëson te profesorët
Stojan Çeliq, Lubica Sokiq, Zoran Petroviq, Miladen Srinoviq më 1963. Punon si profesor
më 1964/1969 në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë. Magjistron në vitin 1966 në
Akademinë e Arteve Pamore (ALU) në Beograd, kursi special për grafikë.
Ka vdekur në vitin 2016.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.