Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

May 30, 2026

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…
  • Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut
  • Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së
  • Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore
  • Vetëvendosje: N’Velekincë ja qesin pikën!
  • Hyseni: Mbështetje për biznese që fuqizojnë rininë dhe sjellin standarde evropiane në Gjilan
  • Policia në Gjilan paralajmëron shoferët: Gjoba deri në 500 euro për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes
  • Ndalohet një person për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Opozita në Gjilan pjesëmarrjen në Kuvend e kushtëzon me transmetimin online të seancave
Lajme Lokale

Opozita në Gjilan pjesëmarrjen në Kuvend e kushtëzon me transmetimin online të seancave

adminBy adminMay 21, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend planin e vlerësimit të rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë tjera për Komunën e Gjilanit, që e ka prezantuar Bejtullah Osmani nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, raportin e punës për vitin 2023 të Komisionit komunal të aksionarëve në NPL “Stacioni i Autobusëve”, kërkesën për ndryshime dhe plotësime në Komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave në procesin e emërtimit të rrugëve dhe numërimit të adresave (propozim i shoqatës “Ali Hadri”) si dhe planin lokal të veprimit për cilësi të ajrit, të cilin e prezantoi Valon Shefkiu nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit.

Ndërkaq i ka shtyrë për ndonjë nga seancat e ardhshme: rregulloren për taksat administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifat për rregullimin e infrastrukturës, rregulloren për transport dhe bartje të udhëtarëve me taksi, diskutim për faljen e borxheve për ngarkesë të taksës komunale për bizneset afariste në Komunën e Gjilanit për periudhën 2000- 2019.

As propozimi i Arianit Sadikut (LVV) për futjen në rend dite të propozim-vendimit për bartjen e mjeteve nga tejkalimi i të hyrave vetanake të planifikuara të vitit 2023, nuk u përkrah nga opozita, e cila ka shumicën në KPF dhe Kuvend Komunal, me arsyetim se asnjë nga projektet e propozuara prej saj nuk kanë filluar të zbatohen.

Avdyl Aliu (LDK) tha se pushteti nuk mund të pres bashkëpunim nga opozita nëse vazhdon të tregohet kokëfortë.

Në të vërtetë, seanca e kaluar e Kuvendit nuk është mbajtur për shkak të mungesës së transmetimit online, ku edhe po këmbëngul opozita, meqë operatorit të deritashëm i ka skaduar kontrata.

Kushtrim Kadriu, kryesues i Kuvendit, ka thënë se në të njëjtën ditë do të mbahen dy seanca të Kuvendit, ajo e katërt dhe e pestë, për të cilat është miratuar rendi i punës në KPF.

Opozita (shumicë në kuvend) ka lënë të kuptohet se nuk do të marrë pjesë në seancë nëse nuk sigurohet transmetim online, siç ka qenë më herët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Njoftim nga Lëvizja Vetëvendosje – Gjilan

May 29, 2026

Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica

May 23, 2026

Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim

May 22, 2026
Mos humbni
Zgjedhjet 2026

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

By adminMay 30, 2026

“Gjatë qëndrimit në Gjilan, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari Lila,…

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026

Lidhja Demokratike e Kosovës prezanton 10 zotimet kryesore

May 29, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vetëvendosje: U diskutua për ndërtimin e Parkut Industrial, investimet në rritje, fuqizimin e industrisë vendore…

May 30, 2026

Haziri:Mbështetje e jashtëzakonshme për listën tonë fituese vjen nga Zhegra me Grykën e Karadakut

May 29, 2026

Haziri: Ju mund ta bëni rikthimin e madh të LDK-së

May 29, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.