Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
  • Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin
Kulturë

Dhjetë vjet vetmi: Bota letrare, një dekadë pa Marquezin

adminBy adminMay 3, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Livia Iannotta

Edhe dhjetë vjet pas vdekjes së shkrimtarit Gabriel García Márquez, laureat i Çmimit Nobel për Letërsinë në 1982, veprat e tij, klasike të përjetshme, vazhdojnë të na kujtojnë se Karaibet, Kolumbia, dhe në njëfarë mënyre e gjithë bota jonë, janë korniza magjike që përtej sipërfaqes bartin dimensione të tjera, jo më pak të jashtëzakonshme, që pa shkrimtarët si Márquezi rrezikojnë të mbeten të fshehura.

Kur mendoj për Gabriel García Márquezin, më vjen në mendje muzgu i një oborri. Një nga ato oborret e brendshme të rrethuar nga ndërtesa me aromë koloniale, i zbukuruar me hamak, ndenjëse kashte, pemë dhe shtretër lulesh, ku mund të gjesh kollaj shpëtim nga vapa mbytëse e Karaibeve.

Kjo bashkëjetesë e diellit dhe e hijes te Gabo, ekziston me të vërtetë te ai dhe mund të shihet në mënyrën e tij të krijimit; në historitë që kanë ushqyer imagjinatën e brezave të Amerikës Latine dhe më pas të të gjithë botës. Duket sikur në atmosferën tipike tropikale të librave të tij fshiheshin demonët e lashtë dhe vetë melankolia.

Pra, nëse pyes veten për arsyen pse Marquezi është në krye të shkrimtarëve të mi të zemrës, përgjigjem se ka të bëjë, por vetëm pjesërisht, me bukurinë e fletës: ajo gjuhë e harlisur ku mu rrit dëshira për intimitet mes meje dhe fjalëve. Dhe, pastaj, sigurisht ka të bëjë me imazhet: Rebeka duke mbërritur në Buendía me eshtrat e prindërve të saj në një thes; aroma e bajameve të hidhura; koloneli që ka pesëmbëdhjetë vjet që pret pensionin në postë çdo mëngjes; Sierva Maria e kafshuar nga një qen i tërbuar; një dashuri e paprekur që mbijetoi “pesëdhjetë e një vjet, nëntë muaj e katër ditë”.
Megjithatë, dy arsyeve të para duhet t’u shtoj edhe një të tretë, të lidhur me muzgun për të cilën po flisja: është një shtresë e hollë hidhërimi që mbështjell vendet; parandjenja gjatë përditshmërisë se fundi po afron, vetmitë e njerëzve, pamundësia që të lidhesh me të tjerët.

“Besoj se e gjithë jeta dhe letërsia ime kanë shërbyer për t’iu përgjigjur një pyetjeje të vetme: çfarë është vetmia? (…) E vërteta është se nëse do të mund ta deshifroja, ndoshta nuk do të shkruaja më”.

Ndoshta për këtë arsye shkrimet e tija janë magjepsëse. Të lidhura ngushtë me të kaluarën, me komplotet e vendeve mitike, me gjenealogjitë që në çaste kyçe të kohës tregojnë ritet dhe folklorin e një populli. Ruajtja e kujtesës është qëllimi pas çdo rreshti të romaneve të tij. Aq sa në autobiografinë e vet  Jeto për ta treguar ai shkon aq larg sa thotë se “Jeta nuk është ajo që ke jetuar, është ajo që të kujtohet dhe ashtu siç të kujtohet për ta rrëfyer.”

Në këtë mënyrë Arakataka, një qytet në Kolumbinë Atlantike ku Márquezi lindi më 6 mars 1927, i pari nga gjashtëmbëdhjetë fëmijët e telegrafistit Gabriel Eligio García dhe largpamëses Luisa Márquez Iguarán, përfundon duke u rishfaqur në Makondo, fshati që nuk ekziston, sfondi i Njëqind vjet vetmi dhe që më pas, duke dalë nga imagjinata, bëhet  territor i shpirtit, gjeografi fantastike e njeriut, një qytet-botë.

Kështu, dita në të cilën gjyshi i tij, koloneli liberal Nicolás Ricardo Márquez Mejía, e shoqëron atë në fabrikën e një kompanie shumëkombëshe për të mësuar rreth akullit, jehon në fillimin e paharrueshëm të Njëqind vjet vetmi.

Dhe mbi të gjitha, historitë, besimet, besëtytnitë me të cilat gjyshja Tranquilina – gjithmonë e veshur në zi dhe në kontakt të pandërprerë me të vdekurit – rrëfente fëmijërinë e saj, dalin nga streha e kujtesës për të banuar ndër faqet e librave më të dashur: nga Dashuria në kohërat e kolerës  te Vjeshta e patriarkut, nga Gjethurinat te Për dashurinë dhe demonë të tjerë, nga Kujtim kurvash të trishta, deri te Shihemi në gusht.

Fituesi i çmimit Nobel për letërsinë në vitin 1982, Márquezi na kujtoi se Karaibet, Kolumbia dhe në një farë mënyre e gjithë bota janë plot magji; se përtej sipërfaqes së gjërave ka edhe të tjera, jo më pak të jashtëzakonshme, që kanë mbetur të fshehura.

Për të, të shkruarit ishte edhe një akt politik. Në vitin 1973, kur demokracia kiliane u shtyp nga grushti i shtetit i Pinochet-it, ai deklaroi se nuk do të shkruante më derisa të binte diktatura. Pinochet-i e mbajti pushtetin për njëzet vjet. Márquez, për fat të mirë, iu kthye shkrimit shumë më herët. Në një intervistë në vitin 1987 ai rrëfeu:

Jeta e një shkrimtari është po ashtu e mbushur me beteja të humbura; unë e humba timen. Arrita në përfundimin se do të bëja më shumë kundër Pinochet-it duke shkruar libra të mirë sesa duke mos i shkruar. Ia kisha nënshtruar veten, pa e kuptuar, censurës së tij parandaluese që më la në heshtje për gati pesë vjet.

Edhe pse, në fund të fundit, ideologjia e tij e vërtetë mbetej dashuria, e perceptuar si një ndjenjë përbashkuese, që prek gjithçka, përmbys gjithçka dhe, po, revolucionarizon gjithçka.

Dhjetë vjet më parë, në Meksiko-Siti, në shtëpinë ku ai jetonte me të shoqen Mercedes, që e imagjinoj si të ishte ndërtuar përreth një prej atyre oborreve të qeta që përmenda që në krye, vdiq Gabriel García Márquez. Në të njëjtën intervistë të vitit 1987, kur gazetari e pyet nëse ka frikë nga vdekja, Márquez përgjigjet: “Nga vdekja jo, nga të vdekurit po. Më shqetëson, si shkrimtar, që ngjarja më e rëndësishme në jetën time, vdekja, është e vetmja për të cilën nuk do të mund të shkruaj kurrë.” Çfarë magjie e pabesueshme do të ishte të lexoje për të. /Gazeta “ExLibris”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

“Të Mjerët”, monumenti më i lartë që Viktor Hygo i ngriti humanizmit dhe letërsisë

November 16, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

By adminNovember 24, 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, e cila po zhvillohet nga 23 deri…

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.