Nga: Gabriel Garcia Marquez
Përktheu: Bajram Karabolli
Sa më shumë pushtet të kesh, aq më e vështirë është të kuptosh se kush po të gënjen dhe kush jo. Kur dikush arrin pushtetin absolut, ai nuk ka më kontakt me realitetin, dhe ky është lloji më i keq i vetmisë që ekziston. Një person shumë i fuqishëm, një diktator, është i rrethuar nga interesa dhe njerëz, qëllimi përfundimtar i të cilëve është ta izolojnë atë nga realiteti; gjithçka bashkohet për ta izoluar.
Strategjia për të ruajtur pushtetin, si dhe për të mbrojtur veten dhe famën, përfundojnë të jenë të ngjashme. Kjo është pjesërisht shkaku i vetmisë në të dyja rastet. Por, ka edhe më shumë: mungesa e komunikimit të pushtetit dhe mungesa e komunikimit të famës e përkeqësojnë problemin. Në fund të fundit, është një problem informacioni që përfundon duke u izoluar nga realiteti i pakapshëm dhe në ndryshim. Pyetja e madhe kur ke pushtet dhe famë do të ishte atëherë e njëjta: “Kujt t’i besosh?”, e cila të çon në ekstremet e saj delirante ku duhet t’i bësh vetes pyetjen e fundit: “Kush dreqin jam unë”?