Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Me çfarë kandari matet patriotizmi në Kosovë
Opinione

Me çfarë kandari matet patriotizmi në Kosovë

adminBy adminApril 5, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
NGA: PROF. JETON KELMENDI 

Qasje

Mbase çdo gjë që ka peshë e ka edhe njësinë e vet matëse. Peshat shumë të imta maten me gram, peshat pak më të rënda me kilogram, ndërsa ato edhe më të rënda me tonelata. Kështu pra secili send matet me diçka dhe ka edhe peshën e vet, po një gjë nuk po është e qartë se me çka matet produkti më i bollshëm në Kosovë, pra patriotizmi?

Diçka e çuditshme por që shumë kohë nuk po i gjendet njësia matëse, ndërsa jemi dëshmitarë se produkti më popullor është, edhe pse nëse hyjmë dhe e analizojmë pak më shumë nuk na del krejt i tillë, madje ka edhe dilema për origjinalitetin dhe kush e posedon e kush e shpërndanë tek shtresat e gjera të popullit patriotizmin! Që nga çlirimi vendit me 1999, patriotizmi ka qenë një produkt që nëse dikush ka ditur ta përdor, i ka sjellë të mira të ndryshme, por këto vitet e fundit patriotizmi është bërë produkt masiv, të cilin e ka ripaketuar Albin Kurti dhe e ka ri-dizajnuar për mërgatën, në atë mënyrë që t’u bie tamam atyre që ishin vonuar të bënin vepra patriotike sa ishte koha. E meqenëse ra fjala për ata që ishin vonuar të bënin vepra patriotike sa ishte koha, këtu edhe desha ta shtroj një çështje, se me çfarë kandari mund të matet patriotizmi e kësaj kategorie sot? Dilemë, të cilës vështirë mund t’i gjendet përgjigja, sepse nëse kjo punë matet me vepra në shërbim të vendit dhe shoqërisë e jo me fjalë boshe dhe përralla. Dorën në zemër edhe më herët kemi pasur jo pak persona të tillë, të cilët ju ofronin ndonjë patroni, i cili ishte udhëheqës lufte dhe gati sa e pastronin veten, ama tani kjo çështje është bërë fenomen. Pra mjafton t’i afrohesh Albinit dhe kurtëve të tij, sigurisht duke sharë e pështyrë krejt të tjerët që nuk janë në torishtën e mendimtarëve të këtij soji, dhe se kush janë dhe kush kanë qenë këta persona, fare nuk ka rëndësi, por pazari i ka hëngër si patriotë, siç thonë në anën e Dukagjinit.

Fundja edhe vet kreu i ekzekutivit me argatët e tij, për më shumë se një dekada kanë shitur patriotizëm dhe doktrina patriotike: prej atij të bashkimit kombëtarë, e deri tek luftimi i korrupsionit dhe konfiskimi i pasurisë së dyshimtë, por tanimë që janë në pushtet, ama janë krejt në pushtet dhe e lejojnë me heshtje, ose me qëllim heshtin e në anën tjetër i kanë dhënë leje për ndërtim të Universitetit në Veri të vendit, kjo pa ma prish shijen e të shijuarit të patriotizmit të tyre!!! Ndoshta edhe për ketë ka ndonjë kandar special për ta matur patriotizmin, ama unë nuk po di ta gjej atë kandar, të cilin edhe do të mund ta quanim kandari i patriotizmit Kurtian, sepse gjithçka që bëhet dhe nuk bëhet në Kosovë nga kjo kastë qeveritare po quhet patriotizëm dhe reformë.

Sido qe të jetë, me rendësi është që të instalohet një logjikë e utopisë së popullit dhe nuk duhet të mendojë secili me kokën e vet, por mjafton të citohen mendimet e shefit dhe kësi soji çdo gjëje i gjendet ilaçi. Në fakt për kandarin e patriotizmit në Kosovë ka shumë raste që duhet analizuar dhe trajtuar, mirëpo në një qasje nuk e ka mundësinë asnjëri. Edhe rasti i heqjes së të gjitha barrierave Serbisë, para do kohe nga ministrja e kësaj qeverie nuk del nga binaret e koncepteve të patriotizmit gojor të ushtarëve dhe oficerëve të rrjeteve sociale, por ajo që po më habit dhe në asnjë variant nuk po di ta kuptoj është se qysh po e hanë karremin inteligjenca kosovare dhe as që dëgjohen ku për së gjalli, se për opozitën është qartë se janë në telashe me vetveten dhe se u janë ngatërruar këmbët dhe nuk po mund të ecin përpara. Janë tri gjëra: Bashkimi kombëtar, luftimi i korrupsionit dhe konfiskimi i pasurisë, të premtuara dhe të përsëritura për shumë kohë nuk janë duke ndodhur, së paku as nuk duken në horizont, mirëpo edhe çka duhet të bëjë tjetër kjo kastë politike që ta kuptojmë se nuk është patriotizëm të thuash diçka të mirë për vendin dhe qytetarët e vendit dhe të veprosh të kundërtën, pra në dëm të vendit dhe qytetarëve të vendit. Dhe krejt për fund, to të doja ta shihja sa më shpejt qasjen e qeverisë për ta matur patriotizmin dhe reformat në prag të zgjedhjeve lokale, nëse nuk i shtyjnë edhe zgjedhjet në emër të pandemisë, e ta kemi kandarin që i mat këto punë. Kjo që pamë këto ditë nga një pinjoll i qeverisë me emrin Dukagjin Popovci, nuk ishte gjë tjetër pos një uturimë se fajet i kanë ata para tyre në qeverisje, por ai harron se themelet u vunë tani e jo para 6 vitesh siç belbëzon ai. E nëse edhe shefat e tij në qeveri e kanë ketë adut për gjërat që nuk i bëjnë, se nuk janë fajtorë ata, por paraardhësit e tyre në qeveri, kjo i bie se kandari i patriotizmit të tyre na qenka gjithmonë sharja dhe pështymja e tjerëve. Fundja, i lypën krejt dhe i kanë krejt, çka duan më shulmë se krejt, këta politikanë?!

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.