Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se për herë të parë nga stafi i mjekëve të QKUK-së është kryer procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë i moshës 14 vjeçare.
Në njoftim thuhet se procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.
Ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kaluar pa komplikime.
Fëmija pas procedurës është transferuar në Klinikën e Pediatrisë.