Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Sanxhaku në Luftën e Parë Botërore
Opinione

Sanxhaku në Luftën e Parë Botërore

adminBy adminMarch 16, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan: Ismet Azizi

Edit Durham: “Nëse shqiptarët ua kursyen jetën serbëve në tërheqje, të cilët më parë nuk kishin treguar kurrfarë mëshire ndaj tyre, kjo u bën nder shqiptarëve”

Luftërat ballkanike i kanë prirë Luftës së Parë Botërore. Lufta e vitit 1912, në të cilën  aleatët ballkanikë pushtuan territoret e Perandorisë Osmane në Evropë, krijoi atmosferën në të cilën me një akt terrorist inicioi Luftën e Parë Botërore. Vrasja e Franc Ferdinadit, të cilin akt e bëri Gavrilo Princip më 28 qershor 1914, ishte vepër e grupit e të rinjve ekstremist serbë të ashtuquajtur “Mlada Bosna” (“Bosnja e Re”) të cytur direkt nga shërbimi sekret i Serbisë.

Për shumicën e banorëve të Sanxhakut, Serbia dhe Mali i Zi ishin të padëshiruara për arsye të reprezaljeve të tyre ndaj popullsisë jo serbe: vrasjeve, depërtimit, konvertimit me dhunë plaçkitjes etj. Ata pritën me kënaqësi shkatërrimin e këtyre shteteve dhe ardhjen e austriakëve[1].

Në Luftën e Parë Botërore, popullata e Sanxhakut dhe jo vetëm e Sanxhakut nuk kishin ndonjë orientim të qartë se cilën ushtri të huaj duhet përkrahur, ose kujt duhej mbajtur anën. Autori Mahmutoviq, shkruan: “Boshnjakët e Sanxhakut në këtë luftë si të mobilizuar luftuan në anën e ushtrisë serbe dhe malazeze, ndërsa me ardhjen e austro-hungarezeve, luftuan në anën e tyre si vullnetarë “Xhyrymli”, me dëshirë që ta shpëtojnë Perandorinë Osmane, e cila ishte aleate e Austro-Hungarisë në këtë luftë”.

Pas dërgimit të ultimatumit nga qeveria e Austro-Hungarisë, Serbia pranoi të gjitha kërkesat, përveç pjesëmarrjes së organeve austro-hungareze në hetimet të cilat kryheshin në territorin e saj. Qeveria e Austro-Hungarisë më 28 VII 1914, i shpalli luftë Serbisë. Në luftë shumë shpejt u futën Fuqitë e Mëdha, Gjermania, Franca dhe Rusia, me kalimin e kohës edhe SHBA-të. Kështu pra, në fund të viti 1914, fillon Lufta e Parë Botërore.

Ushtria serbe po sprapsej pa mëshirë nëpër Serbinë Qendrore nga forcat gjermane dhe austro-hungareze. Më 18 nëntor, kur u mbajt një këshillim i gjeneralëve serbë afër Novi Pazarit, u konstatua se serbët kishin humbur 60 000 ushtarët (35 000 nga të cilët ishin zënë robër), 450 armë artilerie dhe pothuajse tërë transportin. Të nesërmen ushtria austro-hungareze hyri në Sanxhak, ku myslimanët vendas, duke kujtuar me kënaqësi praninë e garnizoneve austriake para viti 1908, i përshëndetën si çlirimtarë (citon Boppe, A la suite f. 41: Imanuel, Serbiens Untergang, f. 52). Qeveria serbe e cila po ikte së bashku ushtrinë e saj, e dinte se rrugëdalje të vetme ishin ose tërheqja e plotë ose dorëzimi. Shqiptarët mbajtën qëndrim paqësor kundrejt ushtrisë së mundur serbe. Gjatë tërheqjes nëpër territorin e Shqipërisë, ushtria serbe kudo që arrinte, shkaktuan dhunë shfarosje të popullatës. Në lidhje me këtë sjellje të ushtrisë serbe, Edit Durham shkruan “Nëse shqiptarët ua kursyen jetën serbëve në tërheqje, të cilët më parë nuk kishin treguar kurrfarë mëshire ndaj tyre, kjo u bën nder shqiptarëve”.

Në shtator të viti 1918, kur u pa se Bullgaria do të kapitullojë së shpejti (më 29 shtator u nënshkrua akti i kapitullimit), qeveria serbe, me planet e veta që i kishte shestuar nëpërmjet Esad pashë Toptanit, financoi ushtrinë shqiptare – të formuar nga ky. Me këtë donte t’i bënte shqiptarët për vete. Po ashtu, qeveria serbe, me anë të njerëzve dhe duke shpërndarë me aeroplan 5000 proklamata në gjuhën serbe dhe atë turqishte (me shkronja arabe) në rrethin e Kumanovës, Prishtinës, Lebanës, Kaçanikut, Mitrovicës dhe të Novi Pazarit, ftonte popullsinë shqiptare që të çohet kundër bullgarëve, gjermanëve dhe austriakëve dhe ia “përkujtonte veprimet” e tyre të viti 1915. Gjithashtu i ftonte shqiptarët që të jenë të qetë dhe ta ruajnë popullin serb. Nëse populli shqiptar do të vepronte sipas urdhrit të saj, qeveria serbe premtonte se “do të bëhemi prapë miq të mirë”. Në fund të kësaj proklamate, që fund e krye ishte kërcënuese, thuhej: “Nga ju vetë varet fati juaj”. Qëllimi ishte që, me depërtimin e ushtrisë franceze dhe të reparteve serbe, të ushtrohet ndikim te shqiptarët që të mos bëjnë menjëherë rezistencë, meqë kjo ka qenë e pranishme gjatë tërë periudhës 1912 -1915/

Pas kapitullimit të Bullgarisë, njësitë ushtarake franceze të Frontit të Selanikut, pas tyre edhe ushtria serbe, filluan ripushtimet e viseve shqiptare, të cilat, në Konferencën e Londrës më 1913, u ishin njohur padrejtësisht Serbisë. Komanda serbe hodhi mijëra proklamata, nëpërmjet të cilave ftoheshin shqiptarët të mos kundërshtonin ushtrinë serbe. Gjatë tetorit 1918, me gjithë qëndresën e armatosur të popullit shqiptar, trupat franceze dhe serbe arritën ta pushtonin Kosovën dhe viset tjera shqiptare. Ushtria franceze ndihmoi në vendosjen e administratës serbe në viset kompakte shqiptare.

Pas gjendjes së krijuar, Kosova dhe Sanxhaku, që nga viti 1913, tashmë përfundimisht, mbetën të ndara. Xhevat Hasani, në veprën e tij ”Me Selman Lajçin nëpër Sanxhak”, duke përshkruar, kohën kur, ai me dëshmorin e UÇK, Selman Lajçi, përshkruan përpjekjet që bënin për t‘i vendos lidhjet midis Kosovës dhe Sanxhakut. Këtë lidhje, sipas tij, ata e përfytyronin si një “urë” lidhëse midis dy motrash fatkëqija, të cilat Fuqitë e Mëdha i kishin “martuar” dhunshëm me Serbinë dhe Malin e Zi. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.