Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Jusuf Gërvalla, mjeshtër i teksteve përmbajtjesore muzikore, me pasuri të mëdha melodike, ritmike, harmonike e larmi tematike
Kulturë

Jusuf Gërvalla, mjeshtër i teksteve përmbajtjesore muzikore, me pasuri të mëdha melodike, ritmike, harmonike e larmi tematike

adminBy adminJanuary 29, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në kuadër të Manifestimit Mbarëkombëtarë “Flaka e Janarit”,  në objektin e Muzeut të Qytetit është mbajtur një ngjarje e këndshme kulturore me vargjet dhe tingujt e Jusuf Gërvallës, në 42-vjetorin e vrasjes tinëzare të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Nënkryetarja e Gjilanit, Leonora Morina – Bunjaku, me këtë rast në emër të kryetarit të komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, ka thënë se po përmbushet synimi i “Flakës së Janarit” që të ofrojë para publikut vlera të mirëfillta kulturore dhe të arriturat origjinale të vitit të fundit në shtyllat kryesore të këtij manifestimi, duke nderuar janarët e flaktë dhe figurat emblematike. Nënkryetarja Morina – Bunjaku, ka thënë se “Këngët e Jusufit” janë vlerë në vazhdën e manifestimit, që e bënë Gjilanin qendër të kulturës në Kosovë.

“Në 33-vjetorin e “Flakës së Janarit” në Gjilani do të jetë i pranishëm edhe shkrimtari i ynë i njohur Ismajl Kadare, bashkë me bashkëshorten e tij e shkrimtaren Elena Kadare. “Flaka…” çdo ditë e më shumë po pasurohet”, ka thënë nënkryetarja Leonora Morina – Bunjaku, që ka falënderuar muzikantët dhe profesorët e pranishëm, sikurse edhe Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sporte, që udhëhiqet nga drejtori Kushtrim Zeqiri.

Fillimisht janë lexuar poezi të Jusuf Gërvallës e më pas këngët e këtij personaliteti shumëdimensional i kanë kënduar Mehmetali Arifi – “Do të kthehem nënë”,  “Kënga e bilbilit” – Adhurim Rasimi, “Maji” – Hekuran Bllaca, “Vendlindjes” – Burim Demiri, “Njeri ku je” – Mehmetali Arifi, të përcjella nga Formacioni Orkestral në përbërje Mentor Latifi – Fizharmonikë, Burim Demiri – piano, Mehmetali Arifi – kitarë, Hekuran Bllaca – kajon, kurse me një vështrim kritik për këto këngë është paraqitur, profesori, publicisti e kritiku i muzikës , Sami Piraj, i cili ka thënë se Jusuf Gërvalla ka lënë një pasur të madhe të këngëve nga zhanri i muzikës së lehtë, të cilat përpos teksteve përmbajtjesore muzikore, shquhen edhe për pasuri të mëdha melodike, ritmike e harmonike, sikundër edhe për larmi  tematike. Piraj është paraqitur me një vështrim për secilën këngë të Jusuf Gërvallës, e cila më pas këndohej e publiku, vështrimin, por edhe performancën i përcillte më duartrokitje të gjata.

E pranishme në këtë ngjarje kulturore, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Donika Gërvalla, e bija e Jusuf Gërvallës, ka thënë se ishte ky një moment  i jashtëzakonshëm dhe ajo ka ndarë disa të pathëna, duke thënë se kënga “Maji” është më personalja nga të gjitha këngët e Jusuf Gërvallës. Ajo tha se në familjen e saj kishte me bollëk dashuri, shumë muzikë e shumë mall, për ata që ishin e ata që nuk ishin. Ajo ka shpalosur ngjarje nga familja Gërvalla, duke thënë se ai në dy vitet e fundit të jetës së tij kishte lënë veprimtarinë artistike e muzikore dhe ishte përqendruar me tërë qenien në veprimtarinë kombëtare. Ai mision të tijin e kishte bashkimin e të gjithë shqiptarëve në luftën e përbashkët kundër okupimit dhe për çlirimin e vendit.

“Sa më shumë që dëgjojmë për Jusuf Gërvallën lirik dhe të frymëzuar nga jeta, nga Duboviku,  nga figura qendrore e tërë jetës së tij – nëna Ajshe, aq më shumë vërehet ai vullkan që ndodhi brenda tij që shpërtheu në forma krejt të tjera”, ka thënë Donika Gërvalla, që tha se ai gjithmonë e kishte parasysh nënën Ajshe, andaj kënga “Do të kthehem nënë” është shumë e veçantë. Ajo tha se më bukur se sa këtu ka vetëm edhe një rast t’a ngrisim këtë ngjarje edhe më shumë e kjo do të ishte në ditëlindjen e Jusuf Gërvallës, që së bashku të festohet më 1 tetor në Kullën e tij, aty ku jetojnë ata që e njohin edhe më mirë Jusuf Gërvallën.

Burim Demiri, ka thënë se që nga viti i ardhshëm do të pasurohet kjo ngjarje me aktivitete të tjera muzikore, me mbrëmje të veçantë, koncert me këngët e Jusuf Gërvallës, në vitin tjetër me këngët e Jusufit dhe ata autorë që bënë këngë për Jusufin e së fundi edhe me këngë të reja që do të krijohen për Jusuf Gërvallën.

Aktivitetet e “Flakës së Janarit 2024” do të vazhdojnë me “Fest Flakën” dhe “Penën e Flakës”. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.