Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Tryeza letrare e “Flakës së Janarit 2024” iu kushtua shkrimtarit Musa Ramadani
Kulturë

Tryeza letrare e “Flakës së Janarit 2024” iu kushtua shkrimtarit Musa Ramadani

adminBy adminJanuary 27, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Manifestimi Mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2024”, ka vazhduar rrjedhën e saj edhe këtë të shtune, përmes njërës nga shtyllat kryesore të këtij Manifestimi – pjesës letrare, “Pena e Flakës”, me tryezën letrare që iu kushtua shkrimtarit gjilanas, Musa Ramadani.

Në këtë aktivitet letrar, që Ars Clubi “Beqir Musliu”, asociacion alternativ i shkrimtarëve të Kosovës me seli në Gjilan, e bashkë-organizoi me organizatën  CCNO, u nderua dhe u vlerësua krijimtaria letrare e njërit nga shkrimtarët tanë të shquar të letërsisë bashkëkohore shqipe, Musa Ramadanit.

E pranishme në këtë ngjarje letrare, pos dashamirëve të fjalës artistike, ishte edhe nënkryetarja e komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila në emër të kryetarit të komunës, Alban Hyseni, vlerësoi angazhimet e tilla që nderojnë njerëz të penës dhe begatojnë Manifestimin e “Flakës së Janarit” edhe me aktivitete të kësaj fushe.

Duke përshëndetur të pranishmit dhe vlerësuar të gjitha ata që po marrin pjesë nëpër aktivitetet e “Flakës…”, ajo tha se po përmbushet synimi i këtij manifestimi  që të ofrojë para publikut gjilanas të arriturat origjinale në shtyllat kryesore të krijimtarisë artistike, duke nderuar e përkujtuar kështu “Janarët tanë të flakët”, figurat emblematike, të përpjekjeve tona për liri, rëniet heroike e të lavdishme, e që këtë vit u pasuruar edhe me prurjen e Kadri Zekës, të shkrirë në bronz.

“Tani më jemi në ditët e fundit të “Flakës…”, për këtë vit. Teksa kemi përmbyllur shumë suksesshëm aktivitetet e deritanishme, të artit skenik, pamor, jemi këtu në “Penën e Flakës”, pastaj do ta përmbyllim si zakonisht me artin muzikor. Sot tryeza letrare vlerëson krijimtarinë letrare të shkrimtarit tonë të shquar Musa Ramadani, derisa i tërë ky organizim i jashtëzakonshëm në këtë mënyrë do të përmbyllet suksesshëm duke e bërë Gjilanin qendër të kulturës e artit shqiptar për gati një muaj”, ka thënë nënkryetarja, Leonora Morina Bunjaku.

Ajo ndau edhe një surprizë për të pranishmit, duke bërë me dije se në ditën e fundit të këtij manifestimi, në Gala Mbrëmje (31 janar), do të kemi mysafirë, shkrimtarin Ismajl Kadare me bashkëshorten e tij.

Përndryshe, në këtë tryezë ku ishte prezentë edhe Kushtrim Zeqiri, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rrini e Sport, e cila drejtori mundësoi këtë aktivitet, aspekte të ndryshme të krijimtarisë të Musa Ramadanit, u trajtuan nga emra të njohur të letërsisë dhe të kritikës letrare e studimore si Anton Nikë Berisha, Ibrahim Kadriu, Agron Gashi, Nexhat Rexha, Sherafedin Kadriu, Zyrafete Shala, Aziz Mustafa e Arsim Halili.

Vlerat artistike si në gjininë e poezisë, prozës, dramës po dhe kritikës teatrore, të këtij shkrimtari, u shpërfaqën në diskutimet e folësve të kësaj tryeze, e ku  fillimisht, nikoqiri Sabit Rrustemi, prezantoi një biografi të shkurtë të shkrimtarit si dhe veprat e tija, e shkrimtari Ibrahim Kadriu, veçoi momente të bashkë-rrugëtimit të tij me Musa Ramadanin duke e vlerësuar atë përveç në poezi e prozë, edhe për kontributin e tij, në fushën e kritikës teatrore, muzikës, vizatimit…

Kadriu tha se Musa Ramadani ka jetuar për letërsi dhe me letërsi, është shkrimtar që e ka kultivuar letërsinë në mënyrën më serioze dhe kjo argumentohet edhe me veprat e tija, e pikërisht për krijimtarinë e Musa Ramadanit, për veprat e tija, në poezi e prozë, me një kumtesë është paraqitur edhe Agron Gashi.

Ai ka thënë, ndër tjerash, se Musa Ramadani ka qenë aristokrat në jetë dhe në vepra dhe se pesë dekada më parë solli një frymë të re në të gjitha zhanret letrare. Shkrimtari Ramadani ishte unik në kulturë e komunikim, kërkues dhe eksperimentues i madh, përgjithmonë i hapur ndaj frymës letrare evropiane. Po ashtu trajtoi në veprat e tija tema të guximshme, nacionale, universale. Musa Ramadani ka motivuar që letërsia bashkëkohore shqipe të pasurohet me laramani formash, teknikash të rrëfimit e shkrimit poetik.

Më pas Aziz Mustafa, shkrimtar, vlerësoi lartë veprimtarinë letrare të Musa Ramadanit dhe e lexoi para të pranishmëve një poezi të tijën kushtuar këtij shkrimtari ndërkohë që kumtesa e Sherafedin Kadriut, në mungesë, u tha se do të botohet, sikurse edhe e të gjithë referuesve tjerë.

Zyrafete Shala, solli vështrimin e saj lidhur me librin “Mëkatet e Adamit”,  duke thënë se shkrimtarë si Musa Ramadani (të cilin e vlerësoi edhe për guximin për të eksperimentuar), sollën frymë të re në letërsinë. Kritiku Arsim Halili, me kumtesën e tij u përqendrua te poezia e Musa Ramadanit, modelin vizuel miks, e kritiku Nexhat Rexha u përqendrua te Romani “Zezona”, të cilin e vlerësoi për mesazhin që bartë. Ndërsa, i fundit, si qershia në tortë, prof dr Anton Nikë Berisha, në vështrimin e tij, u fokusua te vepra “Ligatina”, për të theksuar se është proza ajo që dëshmon përkushtimi  krijues të Musa Ramadanit, e kjo vepër është ndër veprat më të rëndësishme, duke e vlerësuar sidomos gjuhën e pasur të autorit në këtë vepër.

Përndryshe, kjo tryeza letrare në nderim të shkrimtarit Musa Ramadani u mbajt në Bibliotekën e Qytetit, “Fan S.Noli”, e vlen të veçohet se krahas kumtesave të lexuara, u deklamuan edhe poezi nga krijimtaria poetike e këtij shkrimtari, nga Erson Zymberi.

Përndryshe, “Flaka e Janarit 2024”, vazhdon tutje, ku po sot, kemi edhe “Talia diskutimin”,  ku Orhan Kurtudlu, artist me origjinë shqiptare nga Turqia, do ta ketë një fjalim motivues mbi rrugëtimin jetësor dhe teatrot, si dhe në mbrëmje, në Teatrin e qytetit jepet shfaqja “Arbri” nga teatri “Oda” – Prishtinë./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.