Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
  • Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave
  • Policia sekuestron marihuanë, veturë dhe pajisje të dyshuara në Viti
  • Sulmohet me shufër hekuri në Gjilan, një person përfundon në QKUK
  • Vjedhje e rëndë në Gjilan, policia nis hetimet
  • Nxënësit e shkollës “Thimi Mitko” nga Gjilani zhvillojnë ekskursion edukativ në Ujman
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Carver: Babai (tregim)
Kulturë

Carver: Babai (tregim)

adminBy adminOctober 15, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Raymond Clevie Carver Jr. (Clatskanie, 25 maj 1938 – Port Angeles, 2 gusht 1988), prozator, poet dhe eseist amerikan

BABAI

Nga Raymond Carver

Bebin e kishin vënë në një shportë ndanë shtratit, e kishin veshur me një tek të bardhë dhe po flinte. Shporta ishte lyer rishtazi, ishte lidhur me kordele të veshura me të kaltër dhe poshtë i ishte shtruar një jorgan i kaltër. Tri motrat e vogla, nëna, e cila sapo kishte dalë nga shtrati dhe ende nuk ishte kthjellur dhe gjyshja, të gjithë pra ishin ngulur para bebes dhe po e shikonin si i zgudullonte sytë dhe se si herë pas here çonte grushtin te goja. Ai nuk buzëqesh as nuk qesh, por herë pas here i kapsit sytë dhe lëviz gjuhën sa brenda sa jashtë mes buzëve të tij kur ndonjëra prej vajzave ia miklon mjekrën.

I ati ishte në kuzhinë dhe mund t’i dëgjonte duke luajtur me bebin.

“Kë e do ti, bebulush?”, pyeti Filis dhe ia gudulisi mjekrën.

“Na do të gjithëve”, tha Filis, “por ai e do përnjëmend babin, ngase edhe babi është djalë!”.

Gjyshja u ul në cepin e shtratit dhe tha, “Pa shikoja krahët e vockla! Sa i shëndoshë. Dhe këta gishtërinj të vockël! Krejt si mamaja e tij”.

“A nuk është i ëmbël?”, tha mamaja. “Sa i shëndetshëm, bebi im i vogël”. Dhe duke u përkulur përpara e puthi bebin në ballë dhe e rregulloi mbulojnë rreth krahëve të tij. “Edhe ne e duam”.

“Po kujt i ngjan, kujt i ngjan?”, bërtiti Alisa dhe të gjithë bën përpara përreth shportës të shihnin se kujt i ngjante bebi.

“Ka sy të hijshëm”, tha Karol.

“Të gjitha bebet kanë sy të hijshëm”, tha Filis.

“I ka buzët e gjyshit të vet”, tha gjyshja. “Shikojini këto buzë”.

“Nuk e di…”, tha e ëma. “S’do të thosha”.

“Hunda! Hunda!”, briti Alisa.

“Po çka hunda?”, pyeti mamaja.

“Ngjan me hundën e dikujt”, u përgjigj vajza.

“Jo, s’e di”, tha mamaja. “S’ma ha mendja”.

“Këto buzë…”, murmuriti gjyshja. “Këta gishtërinj të vegjël…”, tha ajo, duke e shpluar dorën e bebit dhe duke ia nxjerrë jashtë gishtat.

“Kujt i ngjan bebi?”.

“Nuk i ngjan askujt”, tha Filis. Dhe iu aviten edhe më shumë.

“E di, e di!”, tha Karol. “I ngjan babit! Atëherë e shikuan më nga afër bebin.

“Po babai kujt i ngjan?”, pyeti Filis.

“Kujt i ngjan babi?”, përsëriti Alisa dhe të gjithë përnjëherë shikuan drejt kuzhinës ku babai ishte ulur në tavolinë me shpinën e kthyer kah ata.

“Pse, askujt!”, tha Filis dhe nisi të qante paksa.

“Shsh”, tha gjyshja dhe shikoi njëherë tutje mandej prapë kah bebi.

“Babi nuk i ngjan askujt”, tha Alisa.

“Po duhet t’i ngjajë dikujt”, tha Filis, duke i fshirë sytë me njërën prej kordeleve. Dhe të gjithë, me përjashtim të gjyshës, shikuan kah babai, ulur në tavolinë.

Ai ishte rrotulluar me karrigen e tij, fytyra e tij ishte e bardhë dhe pa asnjë shprehje.

/Marrë nga Raymond Carver, “What We Talk About When We Talk About Love”, Vintage, 2013

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Drejtori i Kulturës dhe zyrtarë nga komuna, vizituan institucione kulturore dhe rinore në Sioux City

May 13, 2026

Ti smundesh dot

May 12, 2026

Dashuria si univers i metaforës erotike

May 12, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

By adminJune 24, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të organizatave…

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon tre persona dhe ngre shtatë aktakuza ndaj nëntë personave

June 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026

Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu

June 24, 2026

Policia: 30 aksidente me të lënduar dhe një me fatalitet brenda 24 orëve në Kosovë

June 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.