Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën në Itali, ku një vajzë 1-vjeçare me origjinë shqiptare ka rënë nga kati i tretë banesës.
Sipas asaj që ka dëshmuar në polici nëna e së voglës, një 25-vjeçare shqiptare, vogëlushja ndodhej në shtëpi me të kur iu afrua dritares së dhomës së gjumit dhe më pas ra.
Ndërkohë autoritetet italiane janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave.


