Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
  • Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Naim Smakiqi: Në zgjedhjet e 22 tetorit do ta shkruajmë së bashku historinë
Diasporë

Naim Smakiqi: Në zgjedhjet e 22 tetorit do ta shkruajmë së bashku historinë

adminBy adminAugust 12, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

“Deri më tani nuk kemi asnjë deputet në parlament edhe pse jemi një ndër komunitetet më të mëdha dhe kjo gjë duhet të ndryshojë më 22 tetor”

Në mesin e një numri të vogël të politikanëve me rrënjë shqiptare që i janë futur garës për zgjedhjet për Parlamentin Federal të Zvicrës, që mbahen më 22 tetor, është edhe Naim Smakiqi. Ai është kandidat i Partisë Socialiste (PS), jeton në Renens, Kantoni Vaud.

Në intervistën për Albinfo.ch Smakiqi flet për synimet e tij në këto zgjedhje, për çështjet në të cilat ai është i fokusuar, si pjesëmarrës i zgjedhjeve, për integrimin e komunitetit shqiptar në Zvicër dhe në kantonin e tij, për gjasat që kësaj radhe shqiptarët të kenë një përfaqësim në Parlamentin e Zvicrës

Albinfo.ch: Jeni nominuar nga partia juaj, PS, si kandidat për zgjedhjet federale (për Parlamentin Nacional) që mbahen më 22 tetor të këtij viti. Çfarë ju ka shtyrë të provoni veten edhe në nivelin nacional?

N. Smakiqi: Gjithë herë ka qenë dëshirë e imja të kontribuoj për mirëqenien e të gjithë qytetarëve pa marr parasysh gjuhën kulturën apo racën.

Që dy mandate si këshilltar komunal në komunën e Renens dhe angazhimin tim për një jetë më të mirë për të gjithë për një integrim të mirëfilltë, gjithashtu duke parë kohët e fundit një shtrenjtim marramendës te gjërave bazike dhe qiratë e banesave me një rritje drastike do jem i përkushtuar qe te lëviz çfarë të mundem dhe të kërkoj çfarëdo rruge te mundshme qe te ju vijmë ne ndihme më shume se gjysmës së popullatës shtresës më poshtë se e mesmja.

 Albinfo.ch: Për pjesëmarrje në zgjedhjet nacionale ju ka propozuar partia juaj dhe ju i përgjigjeni asaj, duke kërkuar mbështetjen nga ajo. Por, komuniteti shqiptar ka po ashtu interesin e tij në këto zgjedhje. Mendohet se tashmë janë pjekur kushtet që të ketë një ose më shumë politikanë me rrënjë shqiptare në parlament. E ndani dhe ju këtë mendim?

N. Smakiqi: Sigurisht që po është angazhim i imi brenda partisë socialiste dhe njëherësh kam një falënderim të veçantë për të gjithë bashkëpartiakët që më besuan të jem kandidat për zgjedhjet nacionale. Kam një mbështetje të madhe nga partia gjithashtu.

Sigurisht qe komuniteti shqiptar ka interesin e vet në këto zgjedhje nacionale dhe ju bëj gjithashtu thirrje të votojnë kandidatet shqiptarë.

Nuk ka shifra të sakta por flitet se diku mbi 300.000 shqiptarë jetojnë në shtetin helvetik prandaj mendoj se jo tani por shume më herët do të duhej të kishin jo vetëm një deputet por më shumë sish në Parlamentin e Zvicrës.

Albinfo.ch: A llogaritni shumë në mbështetjen nga komuniteti shqiptar, në këto zgjedhje apo mendoni se e keni bazën e sigurt te zgjedhësit tradicionalë të partisë suaj?

N. Smakiqi: Partia socialiste është mjaft e fuqishme në kantonin e Vaudit dhe ka bërë një punë të shkëlqyeshme duke u ardhur në ndihmë shumë familjeve me të ardhura modeste dhe popullatës me origjinë të huaj, që është edhe cilësi primare e partisë politika sociale kështu që pres një mbështetje nga të gjithë që të forcohemi më shumë dhe të jemi një zë më i fuqishëm në Bernë.

Albinfo.ch: Çfarë i premtoni komunitetit shqiptar (ose edhe të tjerëve, me sfond migracioni) në rast se do të zgjidheni deputet? A mund të na thoni, me pak fjalë: përse duhet t`ua japë votën një shqiptar, person me të drejtë vote në Zvicër? A ka ndonjë fushë specifike në të cilën premtoni se do të angazhoheni veçanërisht në këtë drejtim?

N. Smakiqi: Deri më tani fatkeqësisht nuk kemi asnjë deputet në parlament edhe pse jemi një ndër komunitetet më të mëdha dhe kjo gjë duhet të ndryshojë më 22 tetor. Siç e ceka më herët, unë do të mbroj fuqinë blerëse të qytetarëve, një çmim të përballueshëm për sigurimet shëndetësore, integrim për të gjithë dhe mbi të gjitha krijimin e një instance publike për kontrollin e qirave dhe krijimin e më shumë kooperativave që të ndërtojnë objekte banimi me kosto të përballueshme për të gjitha familjet.

Albinfo.ch: Deri në zgjedhje kanë mbetur rreth 2 muaj, që nuk është një periudhë e gjatë. A keni bërë planin për fushatën tuaj zgjedhore? Nëse po, si duket ajo, në pika të shkurtra? Keni paraparë takime edhe me komunitetin shqiptar të këtushëm apo edhe me të tjerët, me prejardhje të huaj?

N. Smakiqi: Po kemi filluar fushatën në takime të ndryshme me të gjitha komunitetet, marr pjesë në manifestime  që më ftojnë shoqata dhe komunitete të ndryshme.

Gjithashtu kemi edhe një plan të detajuar nga partia. Deri më tani jam shumë i kënaqur me pritjet dhe me komunikimet që po zhvilloj në mbarë kantonin e Vaudit, gjithashtu kam një falënderim të veçantë për komunitetin shqiptar.

Albinfo.ch: Ndonjë fjalë me të cilën doni t`i drejtoheni komunitetit shqiptar, gjegjësisht lexuesve të Albinfo.ch me rastin e garës tuaj për Parlamentin e Zvicrës?

N. Smakiqi: Për të gjithë shqiptarët me të drejtë vote, mos harroni të votoni, motivoni të gjithë të afërmit që të shfrytëzojnë të drejtën e votës. Të votosh do të thotë të angazhohesh për një jetë më të mirë më shumë të drejta dhe më shume barazi sociale për të gjithë.

Shpresoj që në tetor të jemi edhe më të fuqishëm dhe së bashku ta shkruajmë historinë.

Kush është Naim Smakiqi

Quhem Naim Smakiqi, jam i martuar dhe kam 3 fëmijë. Angazhimi im në politikë fillon para 8 vitesh me zgjedhjen time si këshilltar komunal në komunën  Renens të Kantonit Vaud. Jam shumë aktiv në kryesinë e partisë dhe jam i angazhuar në komunë në aktivitete për të rinjtë, për një integrim të mirëfilltë për më shumë aktivitete sportive dhe kundër diskriminimit. Gjithashtu jam bashkëthemelues, me gruan time, i Shoqatës “Dona” që si qëllim ka integrimin e femrës në jetën shoqërore zvicerane.

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?

September 29, 2026

Pensionet e shqiptarëve në Zvicër, propozimi i ri që mund të prekë edhe ata që kthehen në Kosovë

September 29, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

By adminSeptember 30, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të…

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026

Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.