Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ndalimi i produkteve serbe, moment i mirë për prodhuesit vendorë
Lajme Qendrore

Ndalimi i produkteve serbe, moment i mirë për prodhuesit vendorë

adminBy adminJune 21, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
 

Ndalimi i produkteve serbe për në Kosovë, është moment i mirë për prodhuesit vendorë dhe vetëdijesim që të konsumohen më shumë produkte vendore. Kjo situatë është humbje vetëm për Serbinë tha kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

E profesori i ekonomisë Fadil Osmani tha se për çdo produkt ka alternativa tjera, prandaj ndalesa e këtyre produkteve nuk ndikon asgjë në ekonominë e vendit.

Vendimi i qeverisë për ndalimin e produkteve serbe në Kosovë, është një moment i mirë për prodhuesit vendorë.

Kështu tha për Radio Kosovën kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, i cili tha se ky moment duhet shfrytëzuar për të rritur prodhimtarinë, por jo për të rritur çmimet.

“Është momenti i mirë që të rritet prodhimtaria vendore, por nuk është moment të keqpërdoret situata dhe të shfrytëzohet situata për të shtrenjtuar. Ne kemi komunikuar me biznese dhe institucione relevante dhe nuk ka ndonjë lëvizje të çmimeve dhe kjo situatë është vetëm në dëm ekonomisë së Serbisë”, tha Shahini.

Ai tha se Serbia është e shqetësuar nga ky vendim i qeverisë kosovare për ndalim të prodhimeve të tyre.

“Bizneset e Serbisë janë duke thirrur vazhdimisht dhe janë të interesuar se si do të procedohet dhe kur do të hiqet ky vendim për arsye se Kosova është treg i mirë për ta dhe kjo është një humbje për ta. Por kjo situatë për Kosovën duhet të jetë një mundësi e madhe vetëdijesimi për konsum të prodhimtarisë vendore”, ka thënë ai.

E profesori i ekonomisë Fadil Osmani konsideron se ndalimi i mallrave serbe në Kosovë, nuk mund të ketë asnjë ndikim në ekonomi të vendit, sepse gjithmonë ka produkte zëvendësuese.

“Për sa i përket bllokimit të mallrave serbe në veri nuk mund të ketë asnjë ndikim në ekonomi sepse ka produkte alternative zëvendësuese. Prandaj nuk mendoj se një pikë kufitare mund të shkaktoj çrregullime ekonomike”, ka thënë Osmani.

Por, ai tha se nuk është i sigurt se si mund të shihet kjo situatë në sy të atyre që duan të investojnë në Kosovë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

By adminSeptember 20, 2026

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa gjatë pasditës, kryesisht rreth…

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.