Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » “Mahagoni”, një tregim suksesi i vëllezërve Gashi në Zvicër
Diasporë

“Mahagoni”, një tregim suksesi i vëllezërve Gashi në Zvicër

adminBy adminJune 20, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Vëllezërit ndërmarrës Zeqë, Metë, Valdet, Veton dhe Valon Gashi janë bërë të njohur me  kompaninë e tyre “Mahagoni”, me bazë prodhimi në Kosovë që prej afro 50 vitesh në sektorin e prodhimit të produkteve të drurit 

“Mahagoni” është një shembull i mirë i suksesit i cili dëshmon se puna e palodhshme, por edhe guximi për investim në realizimin e ideve shpaguhen. 

Kur vëllezërit Metë dhe Valdet Gashi erdhën nga Austria në Zvicër në vitin 2014, ata sollën me vete vullnet të madh pune, por edhe plane dhe ëndrra. 

Në vitin 2015, me iniciativën e tij, Metë Gashi së bashku me vëllezërit Valdetin dhe Vetonin sjell në tregun zviceran kompaninë “Mahagoni GmbH”. Me punë dhe disiplinë të madhe, por edhe me cilësi të lartë të shërbimeve, kjo kompani, pas showrooom-it në Winterthur u zgjerua me projekte edhe në pjesën frankofone të  Zvicrës, ku, në vitin 2020 hapi dhe Showroom-in e dytë, në Bulle, Kantoni i Friburgut. 

Në intervistën në vazhdim, lexuesit mund të mësojnë më shumë për punën dhe sukseset e tyre gjatë këtyre viteve. 

Albinfo.ch: Jeni tre vëllezër dhe i keni përgjegjësitë e ndara. Si funksionon biznesi i vëllezërve Gashi? Cilat janë vështirësitë dhe cilat probleme provoni t`i zgjidhni ju si vëllezër? 

Vetoni: Mendoj se çdo njeri që vjen në një vend të huaj ballafaqohet fillimisht me paragjykime të ndryshme. Të njëjtin fat e kemi pasur dhe ne, sidomos duke sjellë në një treg “delikat’’ sikur Zvicra një produkt siç janë kuzhinat, me të cilat tregu i këtushëm kryesisht është furnizuar nga shtetet e perëndimit ose nga vet tregu i brendshëm zviceran. Dhe, kur dihet se kuzhina trajtohet si këndi më i rëndësishëm i shtëpisë, sigurisht që klientët hezitojnë të marrin një produkt me përplot të panjohura për ta. Kjo ka qenë sfida më e madhe deri sa e kemi krijuar besueshmërinë tek ta, kështu duke krijuar rrjetin dhe klientët tanë besnik, të cilët më pastaj na kanë rekomanduar dhe tek të tjerët. 

Albinfo.ch: Cili shet më shumë e cili më pak? 

Vetoni: Duke parë historikun e MAHAGONI GmbH që tanimë ka mbushur 8 vite në treg, sigurisht që ka një potencial më të madh shitjeje. Mirëpo është shumë e rëndësishme që dhe MAHAGONI Cuisines SA ka filluar të krijojë rrjetin e tij të klientëve dhe ndërtuesve në Zvicrën frankofone, mund të them që është në një rrugë shumë të mirë duke e parë se si klientët janë shumë të kënaqur me punën dhe shërbimet që i ofrojmë. 

Albinfo.ch: A ekziston ndonjë konkurrencë mes jush? 

Vetoni: Sigurisht që jo, sepse MAHAGONI vazhdon të jetë një shtëpi e madhe ku të gjithë së bashku kemi të njëjtat qëllime, suksesin dhe të jemi lider në tregun zviceran me produktet tona. 

Albinfo.ch: Cili nga ju është më kritik dhe me më shumë kërkesa gjatë punës? 

Vetoni: Mund të them të gjithë jemi shumë autokritikë, sa i përket produktit final i cili kalon nëpër duart e Valdetit, që është përgjegjës për montazhet. Ky i fundit ndonjëherë është shumë i rreptë, mirëpo kjo na ndihmon shumë që të rrisim cilësinë e produktit. 

Albinfo.ch: Cilat veti ju dallojnë nga njëri tjetri? 

Vetoni: Hahaha. Secilin nga ne mund ta përshkruaj me vetëm nga një fjalë. Meta = Strategu i kompanisë, unë = Estetika, Valdeti = Motori i kompanisë. 

Albinfo.ch: Cili është projekti më prestigjioz i kësaj kompanie ? 

Vetoni: Së fundmi kemi një projekt prej disa vilave në Pallma de Majorka te Spanjës, dhe për momentin jemi duke e bërë mobilimin e njërës nga vilat, ku jemi të mandatuar, t`i punojmë, që nga dizajni i brendshëm dhe mobilimi i gjithë shtëpisë, duke filluar nga dyshemeja që e kemi fabrikuar enkas për atë vilë, pastaj veshja e plafonit me dru bungu të vjetër më shumë se 100 vite që vjen direkt nga Kosova falë koleksionit tonë të drurit të vjetër që e mbledhim ndër vite anembanë Kosovës. Pastaj duke vazhduar në mobilimin me orendi në të gjithë shtëpinë  prej 230m2, duke filluar nga dyert e dhomave, banjat, dhomat e gjumit, dhomat e ditës si dhe kuzhina, të gjitha këto e mbajnë vulën e kompanisë sonë. Jemi në përfundim e sipër të kësaj vile, dhe po sa të përfundohet do t`i publikojmë fotot nëpër rrjetet tona sociale.  

Albinfo.ch: A keni ndonjë bashkëpunim me kompani të shqiptarëve në Zvicër që kanë shtëpi/banesa, të cilat i ndërtojnë dhe më pas i shesin? 

Vetoni: Mund të themi që nga bashkëpunëtorët më të mirë që kemi janë ndërtuesit shqiptarë, ku kemi bashkëpunim të shkëlqyer ndër vite. Vlen te theksohet që investitorët shqiptarë po ashtu kanë kërkesa shumë të larta kur bëhet fjalë për kualitetin. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbyti shqiptarin për 5 euro, prokuroria në Spanjë kërkon 22 vjet burg për autorin

November 16, 2026

Dhimbje në familjen Abazi, 24-vjeçari Adrian Abazi ndahet nga jeta në Gjermani

November 11, 2026

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

By adminNovember 23, 2026

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.