Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
  • Kryetari Rahimaj ka pretur në takim donatorët nga Austria
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Bizneset e Kosovës në hall, s’po gjejnë fuqi punëtore
Lajme Qendrore

Bizneset e Kosovës në hall, s’po gjejnë fuqi punëtore

adminBy adminMay 16, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Mungesa e fuqisë punëtore po sjell probleme të mëdha për bizneset vendore. Këtë e pohojnë nga Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë.

Ekonomistët vlerësojnë se trajtimi jo i mirë ndaj punëtorëve ka sjellë këtë situatë. Përderisa publikimet e fundit të ASK-së flasin për rreth 750 mijë persona ekonomikisht joaktivë në tregun e punës.

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës vlerësojnë se mbi 77 mijë persona janë të papunë dhe rreth 750 mijë janë ekonomikisht joaktivë.

Duke folur për Radio Kosovën, Jusuf Azemi, nga Sindikata e Sektorit Privat në Kosovë, shpreh skepticizmin e tij lidhur me të dhënat e publikuara në ASK për fuqinë joaktive në vend.

Ai thotë se bizneset janë në telashe të mëdha me mungesë të fuqisë punëtore.

“Një kompani më kërkoi që t’ia gjejë një punëtor me 500 euro pagë, ushqim dhe transport. Unë ende nuk po mund ta gjej një punëtor që do të punonte në këto kushte, sepse ka mungesë të tyre. Bizneset janë në telashe të mëdha me mungesë të fuqisë punëtore. Tash, një punëtor të thjeshtë që vetë e kërkova në bazë të një kërkese të një kompanie e me kushte të mira, nuk po mund ta gjej, derisa të dhënat e ASK- nuk e di sesi i freskojnë ato, por në realitet nuk qëndron ajo”, tha ai.

Punësimet joadekuate në profile të caktuara për çka edhe studiojnë, pagat e ulëta dhe orari i stërzgjatur, janë disa nga shkaqet që hezitojnë personat të kërkojnë punë, vlerëson ekonomisti Ardijan Sahiti.

Sipas tij, bizneset tona nuk e trajtojnë si duhet punëtorin në vendin e punës.

“Qytetarët kërkojnë shumë e më shumë dhe kërkesat e tyre janë në përputhje me mundësitë e biznesit, por vetë bizneset nuk reagojnë. Unë problemin e shoh te vetë sipërmarrësi në vendin tonë, nuk i fajësojë punëtorët, po të ishte problemi te fuqia punëtore joaktive, ose problemi te popullsia jonë, atëherë vendet si Gjermania nuk do të kishin kërkuar punëtorë dhe nuk do të kishin bërë lehtësira në ambasadat e tyre për Kosovë. Problemi nuk është te popullsia ose te kultura jonë si shoqëri, por te mentaliteti biznesor, i cili për fat të keq nuk duket që po ndryshon”, tha ai.

Sidoqoftë, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se duhet që institucionet të kenë një qasje serioze ndaj këtij fenomeni.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Moti sot kryesisht i ngrohtë dhe me diell

September 8, 2026

Moti sot: Me diell dhe vranësira të shpërndara, mundësi për reshje shiu

September 1, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

By adminSeptember 20, 2026

Sot parashikohet mot me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa gjatë pasditës, kryesisht rreth…

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026

Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.