Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë

April 17, 2026

Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”

April 17, 2026

Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?

April 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë
  • Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”
  • Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?
  • Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person për ngacmim seksual, ngre tri aktakuza për vjedhje shërbimesh
  • Aksionit për pastrimin e mjedisit jetësor i bashkangjitet edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti
  • Policia e Kosovës: Për 24 orët e fundit janë lënduar 25 persona në aksidente dhe janë shqiptuar mbi 2000 gjoba në trafik
  • Nisin punimet në ndërtimin e rreth rrotullimit në njërin ndër kryqëzimet më problematike
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Kosovë Lindore»Lugina do të trajtohet në SHBA, jepet “paralajmërimi” se SHBA dhe BE mund ta copëtojnë Serbinë!
Kosovë Lindore

Lugina do të trajtohet në SHBA, jepet “paralajmërimi” se SHBA dhe BE mund ta copëtojnë Serbinë!

adminBy adminMarch 29, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA NAILE EJUPI

Kongresistët amerikanë kërkojnë përfshirjen e Luginës me 11 pikëshin e planit franko-gjerman“Ne kërkojmë dhe avokojmë tek ju për trajtim reciprok të minoritetit shqiptar në jug të Serbisë apo për një asociacion të ngjashëm për ta”

Çështja e Luginës së Preshevës tashmë ka shkuar edhe në tryezën e SHBA-së, përkatësisht te Sekretari i Shtetit të SHBA-së, z. Blinken.

Kjo çështje është i futur si “informim”, sekretarit Antony Blinken nga Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres pak para takimit të Ohrit në procesin e dialogut Kosovë- Serbi.

Kjo është hera e parë që problematika e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të depërton në nivel kaq të lartë në administratën amerikane, ndërsa deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi ka shprehur mirënjohje ndaj kongresistëve.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kamberi ka treguar për përmbajtjen e letrës së kongresistëve.

“Bashkëkryesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, Kongresistët Himes dhe Torres, i dërgojnë letër zyrtare Sekretarit Blinken, përmes së cilës kërkojnë që të drejtat e shqiptarëve në jugun e Serbisë, respektivisht në Luginën e Preshevës, të trajtohen në mënyrë reciproke me ato të minoritetit serb në Kosovë. “Dialogu është dizajnuar për të sjellë një marrëveshje finale gjithëpërfshirës dhe ligjërisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke përfshirë njohjen reciproke”, shkruajnë Himes e Torres, duke shtuar se “duke pasur parasysh historinë e konfliktit në rajon, dështimi për të siguruar të drejtat e barabarta dhe të qëndrueshme (për shqiptarët në Luginë), mund të vihet në pikëpyetje të gjitha aspektet e marrëveshjes””, shkruan Kamberi në Facebook.

Sipas tij, kongresistët në letër kanë shkruar se “plani i tanishëm 11-pikësh [Propozimi Evropian] nuk përmend askund të drejtat e minoritetit [shqiptar]…dhe ne insistojmë që kjo çështje të përfshihet në marrëveshjen finale.”

Përderisa po insistohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, “ne kërkojmë dhe avokojmë tek ju për trajtim reciprok të minoritetit shqiptar në jug të Serbisë apo për një asociacion të ngjashëm për ta”

“Kongresistët e përfundojnë letrën duke thënë se “ne qëndrojmë fuqishëm në përkrahje të dialogut dhe ju inkurajojmë që të trajtoni në mënyrë të barabartë të drejtat e minoriteteve në të dyja vendet.”

Jashtëzakonisht mirënjohës miqve tanë në Kongres për përkrahjen e pa rezervë ndaj kërkesave të drejta dhe legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës”, ka shkruar tutje Kamberi.

Lajmin se çështja e Luginës ka arritur në SHBA e përshëndesin dhe e quajnë lajm të mirë analistët politikë.

Këtë çështje ata e lidhin me marrëveshjen e Ohrit, gjersa shtojnë se nëse nuk respektohet ajo, atëherë SHBA dhe BE mund ta “copëtojnë” Serbinë në asociacione.

Burjani: Tema mund të ngrihet edhe për pakicat tjera në Serbi

Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se Luginës do t’i vjen koha për trajtim.

Image

Blerim Burjani

FOTO GALERI

Sipas tij, lajmi që diplomacia amerikane të merret me Luginën është lajm pozitiv.

“Menjëherë pas fillimit të zbatimit seriozisht të planit franko- gjerman, do të fillojë trajtimi i Luginës dhe pakicave tjera në Serbi. Sipas SHBA-së do të normalizohen marrëdhëniet Kosovë, pastaj do të ngrihet tema e Luginës. Pozitiv është lajmi i arritjes së pajtimit të diplomacisë amerikane për t’u marrë me Luginën dhe pakicat tjera, tema mund të ngrihet edhe për pakicat tjera në Serbi. Pra, do të vjen koha edhe për trajtimin e Luginës”, thekson Burjani.

Mehazi: Në luginë është dyfishi i pakicës serbe në Kosovë

Edhe analisti politik, Sulejman Mehazi, thotë se lajmi që çështja e Luginës ka shkuar në SHBA është për t’u përshëndetur.

Image

Sulejman Mehazi

FOTO GALERI

“Lajmi i deputetit shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberit, është për t’u përshëndetur veprim që nuk i gëzon vetëm shqiptarët e Luginës se Preshevës, por të gjithë shqiptarët anekënd botës. Kërkesa e Grupit për Çështje Shqiptare në Kongresin e SHBA-ve, nga Kongresistët Himes dhe Torres, dërguar Sekretarit Blinken që shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës të trajtohen njësoj sikurse pakicat serbe në Kosovë janë legjitime për shkak se, nëse 80,000 serbë të Kosovës kërkojnë asociacione pse mos të vlente edhe për 150,000 shqiptarë të Luginës në Serbi që për nga numri janë dyfishi i pakicës serbe në Kosovë”, pohon Mehazi.

Mirëpo, më legjitime kërkesa do të ishte nëse deputeti Kamberi me partitë tjera shqiptare t’i nxisin partitë tjera të pakicave jo serbe në Serbi për reciprocitete asociacionesh të njëllojta sikurse të pakicave serbe në Kosovë.

Sipas tij, kjo çështje lidhet me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit, pasi që nëse nuk pajtohet Serbia për zbatimin e marrëveshjes, atëherë SHBA dhe BE mund ta copëtojnë atë.

“Mirëpo ende më legjitime do të ishte që deputeti Shaip Kamberi së bashku me partitë shqiptare të Luginës të nxitnin edhe partitë tjera të pakicave jo serbe në Serbi: partitë hungareze, myslimane të Sanxhakut, rumune e bullgare të dërgonin kërkesat e tyre te Sekretari i SHBA-ve, Blinken, për reciprocitet asociacionesh të njëllojta sikurse të pakicave serbe në Kosovë. Nëse presidenti i Serbisë, Vuçiqi, dakordimin e marrëveshjes së Ohrit e devijon dhe nuk ju përmbahet 11 neneve të marrëveshjes, kjo argumentohet me mos nënshkrimin e Vuçiqit të kësaj marrëveshje franko-gjermane, atëherë plani B i SHBA-ve në koordinim me BE-në do jenë asociacionet e pakicave hungareze, shqiptare e myslimane brenda kushtetutës Serbe. Pra, nëse Serbia nuk pajtohet me dakordimin e marrëveshjes evropiane e amerikane në Ohër, atëherë është e mundur që SHBA-ja dhe BE-ja ta copëtojnë Serbinë me asociacione juridike të pakicave shqiptare, hungareze e myslimane brenda territorit të Serbisë”, përfundon Mehazi.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025
Mos humbni
Shendetesi

Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë

By adminApril 17, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtorin e Shëndetësisë, Halil Musliu,…

Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”

April 17, 2026

Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?

April 17, 2026

Brenda një jave 1931 gjoba në Rajonin e Gjilanit, policia shton kontrollet në trafik

April 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pensionohet Mehra Gashi pas më shumë se 43 vitesh kontribut në shërbim të shëndetësisë

April 17, 2026

Është mbajtur punëtoria në kuadër të procesit të pas-akreditimit për programin “Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Studime Evropiane”

April 17, 2026

Gjykata e Hagës, Drejtësi apo Gjykatë Politike?

April 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.