Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Ardita Sinani: Vuçiqin e kuptojmë pse na injoron, por nuk e kuptojmë Lajçakun
Kosovë Lindore

Ardita Sinani: Vuçiqin e kuptojmë pse na injoron, por nuk e kuptojmë Lajçakun

adminBy adminMarch 15, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Zëdhënësja e kryeministrit të Kosovës, njëherësh kryetarja e bordit të Partisë për Veprim Demokratik (PDD) në Preshevë, Ardita Sinani, ish-kryetare e komunës së Preshevës ka reaguar për vizitën e përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili që 5-6 herë vjen e shkon në Beograd takon vetëm serbët duke injoruar shqiptarët në Serbi, në Luginë të Preshevës, dy herë e më shumë se sa pakica serbe në Kosovë, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

“Ne duam t’i themi Lajçakut se shqiptarët në Serbi nuk duan asgjë më shumë, se sa serbët në Kosovë!.. Takimi i fundit me përfaqësuesit e Listës Serbe nga komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës është i kuptueshëm, sidomos duke pasur parasysh tensionet dhe përshkallëzimin e mundshëm, por edhe mungesën e takimit me shqiptarët e zgjedhur të Luginës së Preshevës”, ka thënë Ardita Sinani për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

“Përfshirja e zyrtarëve të tyre të zgjedhur në proces do të kontribuojë në stabilitetin, sigurinë, evropianizimin dhe demokratizimin e Ballkanit Perëndimor. Prandaj, zoti Lajçak, ju ftoj të takoheni me ne të zgjedhurit e shqiptarëve në Serbi. Shqiptarët në Serbi janë diskriminuar dhe shtypur për dekada të tëra, gjë që konfirmohet nga raportet zyrtare të Bashkimit Evropian dhe administratave amerikane”, ka thënë Ardita Sinani.

“Pardje presidenti i serbëve, Aleksandër Vuçiq ishte në Luginën e Preshevës dhe nuk takoi asnjë shqiptar edhe pse ne këtu jemi shumicë. E thash president i serbëve, sepse ai takon vetëm serbët sa herë që vjen në Luginë. Presidentin serb Vuçiqin e kuptojmë pse na injoron, por nuk e kuptojmë Lajçakun i cili është i angazhuar për dialog dhe kjo njëanshmëri e tij nuk i bënë nder BE-së. Prandaj, për këtë injorancë në do t’i drejtohemi edhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Kur i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar na pret, atëherë pse sllovak Lajçak nuk është në gjendje t’i takoj përfaqësuesit legjitim të Luginës së Preshevës?! Një letër – kërkesë sot për një takim iu është dërguar Lajçakun edhe nga deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Tash po presim përgjigje. Ne duam t’i themi se shqiptarët në Serbi nuk duam asgjë më shumë, se sa serbët në Kosovë!..”, ka thënë Sinani në fund për gazetën zvicerane Le Canton27.ch.

Lajçak javën e kaluar në Prishtinë u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të opozitës, ndërsa sot pritet të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e bisedimeve për planin evropian për Kosovën dhe Vuçiqin-Takimi i Kurtit më 18 mars në Ohër.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.