Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Itali: Babai shqiptar i dhuron mushkërinë djalit 5-vjeçar
Diasporë

Itali: Babai shqiptar i dhuron mushkërinë djalit 5-vjeçar

adminBy adminMarch 2, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Realizohet për herë të parë transplanti i rrallë në Itali

Evolimi i shkencës dhe mjekësisë ka arritur deri në pikën ku është bërë i mundur transplanti i mushkërive nga një donator i gjallë te një fëmijë. Historia e suksesit i përket pikërisht një familje shqiptare, në spitalin Meyer të Firenzes në Itali. Sipas mediave italiane, një baba shqiptar i ka dhuruar mushkërinë e tij djalit 5-vjeçar, operacion ky i realizuar për herë të parë në Itali më 17 janar, përcjell albinfo.ch.

Familja shqiptare mbërriti në Itali në vitin 2018 dhe vetëm një vit më vonë, Mario 5-vjeçar do të fillonte të shfaqte shenjat e para të problemeve. Familja mbërriti në spitalin Meyer në Firence, ku fëmija u diagnostikua me talasemi ose anemi mesdhetare (një çrregullim gjaku).

Pas dy vjetësh transfuzionesh periodike gjaku, në vitin 2021 u nevojit një transplant i palcës kockore. Pavarësisht suksesit të transplantit, pikërisht ky dhurim i palcës nga babai, me pasojë “transferimin” e sistemit imunitar të prindit tek fëmija, gjeneron të ashtuquajturën sëmundje grafit kundër strehuesit, një ndërlikim i rëndë që vërehet te pacientët që i nënshtrohen transplantimi alogjenik.

Për shkak të reaksionit imunitar, qelizat e transplantuara nga babai sulmuan organet dhe indet e Marios, të cilat sistemi i ri imunitar nuk arriti t’i njihte si të tijat.

Kjo sëmundje, e shtuar me efektin e barnave të përdorura për transplantin, dëmtoi mushkëritë e 5-vjeçarit në mënyrë të pakthyeshme. Kështu lindi nevoja për një transplant të mushkërive. Dhe në vjeshtën e vitit 2022, specialistët e spitalit Meyer kontaktuan Papa Gjonin për të vlerësuar dhe futur fëmijën në listë.

Transplanti u krye më 17 janar, në dy dhoma kirurgjikale. Operacioni drejtohej nga Michele Colledan, i cili kreu transplantin tek fëmija, ndërsa Alessandro Lucianetti ka marrë lobin e djathtë të mushkërisë nga babai dhurues.

Lucianetti hoqi 5 nga 19 pjesët që përbëjnë një mushkëri dhe Colledan i transplantoi ato menjëherë tek foshnja. Pas operacionit, Anduel u shtrua në spital për një ditë në terapi intensive dhe u lirua pas rreth një jave.

Nga ana tjetër, Mario qëndroi në reanimacionin pediatrik për dy javë. Tetë ditë pas transplantimit, fëmija arriti të merrte autonominë e frymëmarrjes me pezullimin e ventilimit invaziv dhe u transferua në pediatri më 1 shkurt.

Ditën e djeshme (27 shkurt), në spitalin Meyer u mbajt një konferencë për shtyp, ku mjekët dhe familja treguan hap pas hapi gjithë historinë e rrallë të tyre.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026

Preshevë, zemra që rreh nën hijen e harrimit

July 13, 2026

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit ë Përgjithshëm në Gjermani

July 13, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.