Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person, kërkon paraburgim dhe ngre tetë aktakuza ndaj 11 personave
  • Shënohet java botërore të diabetit në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Delegacioni nga Lugina e Preshevës niset për Uashington
Kosovë Lindore

Delegacioni nga Lugina e Preshevës niset për Uashington

adminBy adminFebruary 27, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë me dije se një delegacion nga Lugina e Preshevës është nisur për në Uashington.

Ai sot herët në mëngjes ka publikuar një foto së bashku me Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafën dhe ka shkruar “për në Uashington”.

Kurse mbrëmë përmes një postimi në Facebook, deputeti Kamberi ka njoftuar se për herë të parë do të ketë mundësinë t’i drejtohet senatit amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.

Postimi i tij i mbrëmshëm:

Në Senat të SHBA-ve , Brifingu për Luginën mundësi historike

Të dashur qytetarë,

Tanimë jeni të njoftuar se një delegacion nga Lugina e Preshevës duke filluar nga nesër do të qëndrojë në Washington.

Delegacioni, pjesë e të cilit do të jem bashkë me Ardita Sinanin e Ragmi Mustafin, Flora Feratin, Nagip Arifin e Ragmi Mustafën, për herë të parë do të ketë mundësinë që t’i drejtohet Senatit Amerikan dhe të raportojë për situatën në Luginë të Preshevës e për shqiptarët dhe pozitën e tyre.

Përpjekjet tona për realizimin e të drejtave të plota dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, përveç që janë beteja politike të përbashkëta, janë edhe kërkesë e nevojë e përditshme e çdo qytetari shqiptar në Luginë të Preshevës.

E përpjekja është obligim i yni. Në vend dhe jashtë vendit. Prandaj nuk duhet të lodhemi e aq më pak të heqim dorë.

Qytetarë të nderuar,

Jeni dëshmitarë që shqiptarët e Luginës së Preshevës, për 22 vite me radhë, e pas përfundimit të luftës së UÇPMB-së, kanë 3 Marrëveshje të nënshkruara me qeveritë në Beograd me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar.

Sot, 22 më vonë, ne ende flasim për nevojat tona të përditshme e për obligimet e marra që qeveritë e Beogradit nuk i kanë realizuar.

Në vend të zgjidhjes së problemeve e realizimit të kërkesave tona legjitime, faktorë të ndryshëm vendorë, me vite me radhë, mundohen të bllokojnë çdo koordinim tonin të përbashkët, çdo inicitiavë të shndoshë e çdo tentativë për t’i siguruar jetë më të mirë të qytetarëve tonë.

Prandaj, sot më shumë se kurr kemi nevojë për koordinim të mbrendshëm e bashkëpunim të afërt me Prishtinën e Tiranën. Harmonizim të politikave tona me miqt tanë ndërkombëtar e senzibilizim të çështjes së shqiptarëve të Luginës.

Për këtë do të jemi në Washington e me këtë nuk do të përfundojmë angazhimin tonë.
Faza e re në të cilën po hyn çështja e pakicave në Ballkan është mundësi e mirë për trajtimin simetrik të pozitave të tyre gjithëandej.

Evropa e Bashkimi evropian duhet të mbetet orientimi i vetëm i Ballkanit Perëndimor.
E atje, në BE, nuk do mund të shkojë as edhe një shtet, e as Serbia, pa filluar të mirret seriozisht me avancimin e pozitës së pakicave dhe sigurimin e të drejtave të barabarta.
Barazia dhe të drejtat tona kolektive do të jenë temë e jona edhe në Washington e kërkesë e jona edhe ndaj Brukselit e kryeqendrave tjera evropiane.

Duke uruar që gjithçka të ecë mirë, ju njoftoj që me kthimin tonë nga Washingtoni, nëpërmjet një konference për media, do të ju njoftojë për ecurinë e angazhimit tonë politik.

Në fund, faleminderoj Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila po mundëson vizitën tonë, të tretën me radhë, brenda një viti në SHBA-a dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane për përkushtimin e parezervë për kauzën tonë të drejtë tash e dy dekada.
Na priftë e mbara!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026

Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?

September 29, 2026

Kamberi: Do të inicioj kërkesë për shkarkimin e ministres Paunoviq

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

By adminNovember 23, 2026

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të mashtrimit.…

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026

Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij

November 21, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026

Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit

November 21, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.