Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi
  • Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Studenti kosovar përplaset me Vuk Jeremiqin në Vjenë
Diasporë

Studenti kosovar përplaset me Vuk Jeremiqin në Vjenë

adminBy adminFebruary 10, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Flamur Lladrovci student i shkencave politike në Universitetin e Vjenës është përplasur të martën në një diskutim publik me politikanin dhe diplomatin serb, Vuk Jeremiq

I ftuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës mbi temën  “Roli Gjeopolitik i Ballkanit“, politikani serb, Vuk Jeremiq, më shumë kishte folur rreth rolit të Serbisë dhe pavarësisë, sipas tij, jolegjitime të Kosovës, sesa për temën për të cilën ishte i ftuar. Duke qenë se ishte një diskutim i hapur, në këtë takim kishte marrë pjesë edhe studenti Flamur Lladrovci nga Gllanasella e Drenasit. Në një prononcim për albinfo.at, Lladrovci tregon se si ka ndodhur e gjithë ngjarja.

“Meqë ishte një diskutim i hapur edhe për publikun, dhe nga kureshtja se çfarë mund të flasë një politikan serb si Vuk Jeremiq, isha kureshtar të jem i pranishëm. Së bashku me një shok timin vendosëm të marrim pjesë në këtë diskutim të organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës”, thotë Flamuri për albinfo.at.

“Gjatë tërë fjalimit të tij, ai (Jeremiq) përdorte fakte të rrejshme dhe thoshte që Pavarësia e Kosovës, sipas tij, nuk ka qenë legjitime”.

I riu kosovar tregon se në temën e parë ku është ballafaquar me diplomatin serb, ka pasur të bëjë me numrin e shteteve që e kanë njohur mëvetësinë e shtetit më të ri në Evropë.

“Ka thënë se aktualisht janë më pak se 100 shtete që e njohin Kosovën, pasi që sipas tij, shumë prej tyre i kanë tërhequr njohjet”.

Sipas Lladrovcit, Jeremiq ka thënë se Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës nuk tregojnë nëpër media se në çfarë kushtesh jeton minoriteti serb në Kosovë, gjë për të cilin e ka kundërshtuar studenti kosovar.  “Unë e pyeta se ‘pse ju nuk flisni për minoritetin shqiptar që jeton në Serbi’? Pastaj i mora si shembull përmendoret e dëshmorëve në Luginën e Preshevës dhe e pyeta se ‘pse janë hequr përmendoret e heronjve të shqiptarëve?’, shpjegon Lladrovci për debatin me politikanin serb.

Studenti kosovar tregoi se si Jeremiqi, në ligjërimin e tij ka theksuar se Serbia e ka identitetin e saj kombëtar që përbëhet nga gjuha, feja dhe alfabeti.

“Këtu unë e pyeta se ‘çfarë përfiton Kosova nga të qenit pjesë e Serbisë, kur nuk e ka të njëjtë as gjuhën, as alfabetin dhe as fenë?”

“Jeremiqi në fakt nuk u përgjigj tamam në pyetjet e mia. Ai insistoi duke thënë se aktualisht janë më pak se 100 shtete që e kanë njohur Kosovën. Sa u përket minoriteteve, ai nuk u përgjigj për minoritetin shqiptar, por tha se komuniteti hungarez qëndron shumë mirë në Serbi, pasi që sipas tij, janë edhe në Qeveri. Ndërsa në pyetjen se çka përfiton Kosova nëse është pjesë e Serbisë, ai nuk u përgjigj fare”, potencoi Flamur Lladrovci.

Ndryshe, Vuk Jeremiq ka shërbyer  si president i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga viti 2012 deri më 2013 dhe si ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë nga 2007 deri më 2012.


Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026

I burgosuri shqiptar vret pakistanezin në qeli, dënohet me burgim të përjetshëm në Greqi

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

By adminMarch 13, 2026

Inspektorët e Shërbimeve Publike nga Drejtoria e Inspekcionit, kërkojnë nga pronarët e subjekteve afariste dhe…

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.