Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive
  • Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave
  • Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor
  • Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike
  • Arrestohet në Gjilan person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
  • Kryetari Hyseni, ditën e parë të mandatit të dytë, e nis me projektin 18 milionë euro të Bulevardit të qytetit
  • Ndalet një person i dyshuar në Gjilan për kryerje të veprave penale: Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve
  • Shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit mes Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” nga Gjilani dhe Kolegjit AAB
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Kosovë Lindore»Kamberi: Dje Vuçiqi filloi të tregojë të vërtetën, por pati frikë nga opozita
Kosovë Lindore

Kamberi: Dje Vuçiqi filloi të tregojë të vërtetën, por pati frikë nga opozita

adminBy adminFebruary 3, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sherri që përshkallëzoi në përleshje fizike mes deputetëve në parlamentin e Serbisë një ditë më parë, kur diskutohej për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës, për deputetin shqiptar atje Shaip Kamberi tregon retorikën serbe të viteve ’90, që nuk do të njohë realitetin e Kosovës, në një lidhje me studion e Ditarit në A2 CNN, Kamberi tha se opozita serbe, si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, kishin të njëjta tone për Kosovën, duke krijuar idenë se presidenti Vuçiç është më demokrat se ata.

“Isha dëshmitar i një seance me përleshje fizike, por brengosëse është se në Serbi kemi retorikë të viteve 90. Nuk ka sens për realitetin në Kosovë, nuk ka sens për domosdoshmërinë e pajtimin historik me Kosovën dhe për ta njohur realitetin atje. Opozita si ajo e djathtë dhe ajo proevropiane, ishte me tone të njëjta dhe të krijohet ideja se Vuçiç është më demokrat se ata. Seanca e djeshme ka kthyer Serbinë në kohën e Millosheviçit dhe andrallat e tyre se Kosova është pjesë e Serbisë. Asgjë të re, gjithçka në të kaluarën dhe retorikës së viteve ‘90”.

Për deputetin Kamberi, Vuçiç ka frikë nga opozita dhe nuk ka guximin të flasë dhe t’u tregojë serbëve të vërtetën për Kosovën dhe krimet atje, apo që e vetmja mundësi e Serbisë janë të drejtat e serbëve në Kosovë.

“Vuciç ka qenë konfuz edhe vetë, ka thënë qartë se presioni ndërkombëtar është i madh por nuk ka thënë që e vetmja mundësi e betejës së serbëve për Kosovën janë të drejtat e serbëve në Kosovë. Kthimi i Kosovës dhe ruajtja në legjislacionin serb dhe e vërteta rreth Kosovës dhe krimet e kryera atje që duhet t’i thuhet serbëve. Askush nuk merr përgjegjësinë t’i thotë atje. Mendojnë që Kosova është pjesë e Serbisë dhe se nga ata do të varet e ardhmja e Kosovës. Vuçiç nuk e ka guximin të flasë, filloi me ton të butë, por kur opozita e kundërshtoi ai filloi me tone radikale, e më të ashpra duke përsëritur se asnjëherë nuk do ta njohë Kosovën nuk do të lejojë që të jetë pjesë e OKB dhe kjo e mban dialogun të pakuptueshëm. Vuciç fillon me disa të vërteta, por pastaj i shmanget nga frika e opozitës. Në cilësinë e presidentit duhet të marrë përgjegjësinë, t’u thotë të vërtetën për Kosovën. Ai i shmanget, ai e fajëson perëndimin se është i njëanshëm. Vuçiç nuk merr përgjegjësinë e një burrështetasi”.

Deklaratat për një dorëheqje të mundshme të Vuçiç, Kamberi i quan lojë politike brenda partisë së tij, që kanë vendosur të heshtin pavarësisht pëlqimit të planit franko-gjermam.

“Është një taktikë brenda partisë së tij dhe partnerët e koalicionit. Nuk është hera e parë që ofron dorëheqjen dhe kjo është një lojë politike për lojërat e brendshme. Duket sikur është i kënaqur me planin franko-gjerman por për momentin janë vendosur të heshtin”.

Kamberi e cilëson të drejtë qëndrimin e Kurtit lidhur me 6 kushtet për asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe thekson se Serbia po luan rolin që Kosova të jetë fajtore në rast dështimi të dialogut.

“Kosovës t’i jepen garanci të forta që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara. Kurti e ka me të drejtë qëndrimin. Në Kosovë ka tone të ndryshme. Ka njerëz që thonë se duhet të respektohet marrëveshja e 2013. Në Serbi nuk ka tone të tilla. Serbia refuzon që pakicave brenda territorit të vet t’i njohë të njëjta të drejta sikurse Kosova. Ato që Serbia kërkon për serbët në Kosovë t’ua ofrojë pakicave të saj të njëjta të drejta. Serbia po luan rolin që Kosova të jetë fajtore për dështimin e dialogut. Vuçiç e tha dhe vetë që ka një presion ndërkombëtar dhe nëse ky presion do të jetë konstant, ky proces do të shkojë drejt një marrëveshje që eliminon konfliktet në rajon. Por kjo duhet të jetë një fazë që Kosovës t’i eliminohen pengesat për liberalizimin e vizave për rrugëtimin në BE dhe 5 vendet mosnjohëse të ndryshojnë qëndrimin dhe Kosova ta ketë të qartë se do të anëtarësohet në KS të OKB dhe në NATO, por kulmi është kur Kosova të organizohet në OKB”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025

Në prag të kryesimit të OSBE-së nga Finlanda, Kamberi kërkon vëmendje të shtuar për Luginën

July 9, 2025
Mos humbni
Lajme Qendrore

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

By adminNovember 11, 2025

Komisioni për Administrimin e Prokurorive, nën kryesimin e Kryesuesit z. Jetish Maloku, mbajti sot mbledhjen…

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025

Policia në Gjilan ka gjetur dhe konfiskuar edhe në një rast tjetër substancë narkotike

November 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Mbahet mbledhja e radhës e Komisionit për Administrimin e Prokurorive

November 11, 2025

Prokuroria në Gjilan: Ndalohen dy persona dhe ngriten 5 aktakuza ndaj 5 personave

November 11, 2025

Për 24 orë 64 aksidente dhe mbi 1 mijë e 780 gjobitje në trafikun rrugor

November 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.