Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Dashuria si kategori universale në veprën e autorit
Kulturë

Dashuria si kategori universale në veprën e autorit

adminBy adminDecember 22, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: IZET ABDYLI

Syhejl Havolli ,,Nën rigat e dashurisë”, botoi Lena Prishtinë 2022

Poeti Syhejl Havolli, i cili shquhet për stisjen e vargjeve – lirikave të dashurisë, që nga vitet shtatëdhjeta dhe tetëdhjeta, sikur nuk mund ta ,,tradhtoj” këtë vokacion edhe sot.

Ai së fundi vjen me vëllimin e lirikave të dashurisë me titull mjaft simbolik ,,Nën rigat e dashurisë”. Por kanë dallim këto lirika nga ato të mëhershme, ngase këto nuk vijnë nga fryma djaloshare e një të riu të përndezur nga dashuria intime, por vijnë si vargje ku dashuria nuk kufizohet te një person por merr përmasa universale. Ajo tashmë fiton një dimension të ri dhe shpërfaqet me përmasën e saj tek fëmijët, nëna, vëllau, të afërmit e familjes, miqtë etj. Karakteristikë e poezisë se Syhejlit është se ai ruan një konstant të verbit poetik, të pasur me figura stilistike si: metafora, krahasime, epitete etj. Vargjet e tij kanë sharm, kolorit ngjyrash, emocion dhe vijnë lehtas e të përdhelin si një suferinë. Në çdo varg sikur ndien nektarin dehës të shpirtit poetik.

Përvoja krijuese ka bërë që poeti t’ i stisë vargjet me një leksik të pasur fjalësh pa qenë i përsëritshëm dhe pa krijuar monotoni te lexuesi. Dashuria, malli, dhimbja, loti, shpresa janë ndjesitë e poetit që si një aureolë drite shfaqen e rishfaqen në këtë vëllim poetik.

Dashurinë si kategori universale poeti e shpërfaq edhe në vjershat ku defilojnë ëndrrat dhe shpresat për lirinë e munguar, për atdheun e tij të dashur që herë i vesh me epitetin e diellit, dritës, hënës etj. Ndonëse në libër shtjellohen edhe motive tjera për jetën, ekzistencën, e sfida tjera, dhe pavarësisht se libri nuk është organizuar në cikle, struktura organike e poezive funksionon si një tërësi.

Mesazhet e poezive janë sa kuptimplote po aq edhe njerëzore. Kjo na bindi se autori tashmë ka krijuar individualitetin e vetë krijues dhe muza e tij krijuese ka shpërthyer me vrull edhe pse poeti është në moshën e tretë. Urojmë poetin për këtë libër të mrekullueshëm, i dëshirojmë shëndet e suksese në krijimtarinë letrare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.