Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Lindim apo bëhemi shkrimtarë?
Kulturë

Lindim apo bëhemi shkrimtarë?

adminBy adminDecember 19, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Jack Kerouac
Përktheu (nga frëngjishtja): Urim Nerguti

Bëhemi shkrimtarë sepse cilido që nuk është analfabet mund të shkruajë; por lindim gjeni të artit të të shkruarit si Melville, Whitman apo Thoreau. Le ta shqyrtojmë fjalën “gjeni“. Ajo nuk nënkupton të jesh i krisur apo i lajthitur, apo të zotërosh një “talent“ të jashtëzakonshëm. Fjala “gjeni“ vjen nga latinishtja gignere (të pjellësh) dhe një gjeni është thjesht dikush që i jep lindje diçkaje të panjohur më parë. Askush tjetër përveç Melville-it nuk do të kishte mundur të shkruajë Mobi Dik-un, as vetë Whitman apo Shakespeare. Askush tjetër përveç Whitman-it nuk do të kishte mundur të mendojë, pjellë dhe shkruajë Fijet e barit; Whitman është lindur për të shkruar një libër si Fijet e barit dhe Melville është lindur për të shkruar një libër si Mobi Dik …

Për rrjedhojë, kur shtrojmë pyetjen: “A lindim apo bëhemi shkrimtar ?“, do të duhet të pyesnim së pari: “A po flasim për shkrimtarë të talentuar apo shkrimtarë origjinalë“? Sepse, kushdo mund të shkruajë, por nuk i është dhënë kujtdo që të shpikë forma të reja shkrimi. Gertrude Stein ka shpikur një formë të re shkrimi dhe imituesit e saj kanë veçse “talent“. Hemingway gjithashtu, më vonë, ka shpikur formën e tij të veçantë. Kriteri i cili lejon të gjykohet talenti dhe gjeniu është mjaft i padukshëm …

Gjëja kryesore që duhet mbajtur mend është që talenti imiton gjeninë, sepse nuk ka asgjë tjetër për t’u imituar. Meqë talenti nuk mund të pjellë, atëherë ai duhet të imitojë ose interpretojë. Poezia në faqen 2 të New York Times-it, me “flatrat e heshtura të ngutshmërisë në një pyll të errët dhe të rralluar“ dhe sajesa të tilla të rëndomta, nuk është gjë tjetër veçse një imitim i gjorë i poetëve gjenialë të mëparshëm si Yeats, Dickinson, Apollinaire, Donne, Suckling …

Gjenia jep lindje, talenti nxjerr. Ajo çka Rembrandt apo Van Gogh kanë parë natën, nuk do të shihet kurrë më. Asnjë bretkosë nuk do të kërcejë në një moçal si bretkosa e Bashô-s. Shkrimtarët e lindur të së ardhmes janë tashmë të habitur nga ajo çka shohin tani, çka ne do ta shohim të gjithë në kohë për herë të parë, dhe pastaj do ta shohim të imituar mjaft herë nga shkrimtarë të formuar.

Kështu, në rastin e një shkrimtari të lindur, gjenia mpleks formimin origjinal të një stili të ri. Ndërsa gjuha e Kyd-it është elizabetiane përsa i përket periudhës, gjuha e Shakespeare-it nuk do të mund të quhet kurrë ndryshe sesa gjuhë shekspiriane. Ndodh shpesh që ai i cili pjell forma të reja gjuhe të cilësohet si “mendjemadh“ nga talentet xhelozë. Por nuk ka aq rëndësi ajo çka shkruan, por mënyra si e shkruan. /Hejza/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”

April 30, 2026

Realizohet shfaqja “Udhëtimi magjik i maskotave” në Kamenicë

April 28, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.