Riad Rashiti kandidat i PDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit
Zotimet tona për mirëqenien e të gjithëve, nuk do të mbesin vetëm premtime. Ne i kemi zgjidhjet e mundësitë, mbi të gjitha e kemi vullnetin!
Funksionalizimi i ‘Fshatit të Lumtur’.
Subvencionimi i fëmijëve me afësi të kufizuar (nën 18 vjet) 100 euro çdo muaj.
Mbështetje financiare 200 euro çdo muaj për nënat e fëmijëve me aftësi të kufizuar nën 18 vjet.
Krijimi i fondit emergjent për nevojat e paprituara të rasteve nën menaxhim nga QPS.
Sigurimi i pajisjeve shkollore, veshmbathjeve etj, për fëmijët e familjeve përfituese të asistecës.
Subvencionim i familjeve strehuese dhe nënave vetushqyese.
Rritje e fondit për mbështetje me pako ushqimore për përfitues të asistencës sociale.
Subvencionimi i punësimit të personave me aftësi të kufizuar.
Qasja në informacion për personat e shurdhër.
Forcimi i bashkëpunimit qendër për punë sociale-prind-kujdestar-shkollë.
Krijimi i task-forcave profesionale për ndihmë psiko-sociale për fëmijët në konflikt me ligjin, e përdoruesit e substancave psiko-aktive.
Vëmendje e ndihmë institucionale e përhershme për viktimat e trafikimit, krimeve seksuale, dhunës në familje, të moshuarve pa përkujdesje, e kategorive tjera në gjendje të nevojës sociale.
Ndërtimi i shkollës burimore regjionale.