Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Zogaj: Gjykata e Gjilanit model në zgjidhjen e lëndëve të vjetra dhe në efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve të reja
Lajme Lokale

Zogaj: Gjykata e Gjilanit model në zgjidhjen e lëndëve të vjetra dhe në efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve të reja

adminBy adminMay 20, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj dhe Kryetari i Komisionit për monitorimin, vlerësimin dhe raportimin e Planit Strategjik për Përmirësimin e Qasjes në Drejtësi 2022 – 2025, si dhe Planit Strategjik për zgjidhjen efikase të lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar 2022 – 2024, Afrim Shala dhe eksperti nga USAID, John Ferry, si dhe bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar sot Gjykatën Themelore në Gjilan, me ç’rast janë pritur nga Kryetari i kësaj gjykate, Venhar Salihu, gjyqtarët e gjitha departamenteve dhe mbikëqyrësit e degëve.

Kryesuesi Zogaj, ka theksuar se është jashtëzakonisht i kënaqur me efikasitetin e Gjykatës Themelore në Gjilan, duke shtuar se kjo gjykatë po shndërrohet në gjykatën model në kuptimin e përgjithshëm se si duhet të funksionojë dhe operojë një institucion, në kuptim të angazhimin secilit, koordinimit, ambientit, përgjegjësive të krejt dimensioneve, por në mënyrë të veçantë përformancës së gjykatës dhe të efikasitetit të dy kuptimeve, si për lëndët e vjetra, por edhe për efikasitetin në përgjithësi, sepse të dyjat janë të rëndësishme.

Për më tepër, ai në emër të KGJK-së ka falënderuar dhe përgëzuar gjithë gjyqtarët, menaxhmentin dhe administratën, që sipas tij kanë mbërri me dëshmuar që një koordinim i mirë dhe një vullnet i jashtëzakonshëm që u tregua në këtë rast ka dhënë rezultate të dukshme.

Eksperti nga USAID, John Ferry ka deklaruar se është i befasuar me rezultate e arritura të Gjykatës brenda një viti kalendarik, ku përgëzoj kryetarin për menaxhimin e këtij institucioni, duke kërkuar që praktikat të cilat janë zbatuar në këtë gjykatë të shërbejnë si model edhe për gjykatat e tjera.

Kryetari i Komisionit, Afrim Shala, ka thënë se është i kënaqur me përfundimin e lëndëve të vjetra si në lëminë civile ashtu edhe atë penale, duke shtuar se nga vitit 2023 ka një zvogëlim të lëndëve të vjetra dhe një përformancë shumë të mirë nga menaxhmenti, gjyqtarët dhe stafi tjetër mbështetës.

Kryetari Salihu falënderoj ekspertin e USAID-it, z. Ferry, Kryesuesin Zogaj dhe gjyqtarin Shala për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të KGJK-së dhe theksoi që një angazhim i tillë do të vazhdojë edhe më tutje në efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve të të gjitha natyrave.

Gjithashtu, në takim kanë marr pjesë anëtarët e Komisionit për kontrollimin dhe monitorimin e kualitetit të të dhënave dhe barazimin e lëndëve gjyqësore në SMIL, si dhe administratori, ndihmës administratorët e degëve, zyrtarët e shkrimoreve, zyrtarët e IT-ve dhe zyrtari i statistikave. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.