Komuna e Kamenicës ka mbajtur procesin për zgjedhjen e Kryetarit dhe Anëtarëve të Këshillit Lokal në fshatrat Muçivercë, Dajkoc, Çarkoc, Kranidell.
Të pranishëm kanë qenë 36 pjesëmarrës në takim, ku me 33 vota është zgjedhur Kryetar i Këshillit Lokal Albert Thaçi, ndërsa anëtarë të Këshillit janë zgjedhur Bardhë Keka, Adem Hashani, Arsim Thaçi, Lulzim Spahiu.
Zgjedhjet janë mbajtur në Shkollën Fillore “17 Shkurti”./GJILANI INFO/