Nga 1 Qershori e deri më 30 shtator, me vendim të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni,, zgjatet orari i punës në Bibliotekën e Qytetit “Fan S Noli” në Gjilan.
Një lajm ky i mirë për studentët e lexuesit e bibliotekës. Orari i punës do të fillojë në ora 08:00 dhe do të përfundojë në ora 22:00, transmeton Agjencia e Lajmeve “Gjilani INFO”.
Ky vendim është marrë për shkak të nevojave të veçanta – përgatitja e provimeve nga ana e studentëve që e frekuentojnë këtë institucion./GJILANI INFO/