Policia e Gjilanit ka shoqëruar për në stacionin policor personin e dyshuar nga Kishnapola e Gjilanit, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 11.2 gramësh.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti procedohet në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/