Në turneun ndërkombëtar të xhudos në Banska Bistrica të Sllovakisë, vajzat tona treguan edhe një herë talentin e tyre.
Fatjona Kasapi (-57 kg) fitoi medaljen e artë.
Dëbora Gjakova (-63 kg) fitoi medaljen e bronztë.
Estea Arifaj (-48 kg) gjithashtu na sjellë medalje të bronztë.
Erlule Musaj (-57kg) arriti të renditet në vendin e pestë.
“Bashkë me to udhëtuan kryemjeshtri Driton Kuka dhe trajneri Fatos Tabaku, duke i përkrahur në çdo hap drejt suksesit.
Krenari për Kosovën! Urime xhudisteve tona të mrekullueshme!”, njofton Federata e Xhudos e Kosovës.