Të tre drejtorët komunalë, Bajram Isufi, Enver Shabani dhe Shpend Nuhiu, vizituan fshatin Zhegër dhe disa nga fshatrat e zonës me qëllim që të njoftohen nga afër me gjendjen pas vërshimeve të fundit.
Nga ta u tha se sipas vlerësimeve fillestare, në këtë zonë nuk janë evidentuar dëme në ekonomitë familjare, përjashtuar dëmet e shkaktuara në sektorin e bujqësisë.
“Në ditët në vijim pritet që komisioni komunal të dalë në terren për të grumbulluar dhe verifikuar të gjitha të dhënat lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet”, thuhet në njoftim./Gjilan INFO/





