Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Dervishi, ka pritur në takim nxënësit e shkollave të fillore të Kamenicës, me të cilët ka diskutuar për idetë e tyre lidhur me pritoret e autobusëve.
Këta nxënës ditë më parë kishin projektuar përmes vizatimeve priotret e autobusëve në Komunën e Kamenicës.
Drejtori Afrim Dervishi theksoi se nga të gjitha punimet e tyre janë marrë elemente të veçanta, që do të bëjnë të mundur projektimin e pritoreve.
“Modelet e para u prezantuan para nxënësve nga arkitekti, i cili iu tha nxënësve se ato çfarë ata kanë imagjinuar, do të jenë pjesë përbërëse e projektit, që do të implementohet në terren. Këta nxënës janë burim i lumturisë dhe krenarisë për prindërit e tyre, dhe shpresë për të ardhmen tonë shoqërore”, tha ai./GJILANI INFO/
