Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
  • Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
  • Sonte më prit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Viti: Po mbahet tryeza për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike
Lajme Lokale

Viti: Po mbahet tryeza për përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike

adminBy adminJanuary 24, 2025Updated:January 24, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot në Viti, është duke u mbajtur një tryezë diskutimi me temën “Sfidat dhe mundësitë për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike në komunën e Vitisë”. Aktiviteti po organizohet nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), me mbështetjen e National Endowment for Democracy (NED).

Në hapje të takimit, zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e diversitetit kulturor dhe fetar në komunë.

“Ne duhet të kemi parasysh se Komuna e Vitisë është një shembull i veçantë i bashkëjetesës multietnike dhe multifetare. Në qytetin dhe fshatrat tona, qytetarët nga kombësi të ndryshme dhe besime fetare të ndryshme kanë ndërtuar një harmoni të veçantë, të bazuar në respekt, bashkëpunim dhe solidaritet. Ky diversitet kulturor dhe fetar është një pasuri e jashtëzakonshme, por edhe një përgjegjësi që na thërret për të ruajtur dhe përforcuar këtë frymë të mirëkuptimit.”, u shpreh zv. kryetari Aliu.

Ai gjithashtu theksoi përparimet që Komuna e Vitisë, ka bërë në promovimin e barazisë dhe respektimit të të drejtave të qytetarëve pa dallim kombësie apo feje. “Në bashkëpunim me organizatat joqeveritare dhe partnerët tanë kemi hartuar dokumente që në fokus kanë trajtimin e barabartë të qytetarëve, ashtu siç edhe parashihet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës,” tha Aliu.

Në këtë tryezë një fjalë rasti mbajti edhe Tefik Salihui, aktivist i shoqërisë civile i cili ndër tjerash tha se institucionet komunale kanë qenë vazhdimisht të gatshëm të krijojnë një klimë të përshtatshme për të gjithë pa dallime. Ai tha se komuna ka punuar me të gjithë duke realizuar projekte në interes të gjithëve pa dallime.
Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Viti, kapiten Afrim Halili tha se nuk na paraqiten raste në polici të natyrës me motive etnike apo të lirisë së lëvizjes. Ai tha se policia ka mbajtur aktivitetet të ndryshme për të ruajtur klimën e mirë të bashjetesës për të gjithë qytetarët.

Përndryshe në këtë takim po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Policia e Kosovës në Viti, mediave, komuniteteve jo shumicë etj. Pjesëmarrësit diskutuan edhe për idetë dhe iniciativat për forcimin e dialogut dhe mirëkuptimit ndëretnik. Sipas organizatorëve bëhet me dije se qëllimi i takimit ishte promovimi i dialogut në komunitet për marrëdhëniet ndërektnike në Viti, inkurajimi i bashkëpunimit ndërmjet pushtetit lokal dhe shoqërisë civile dhe adresimi i sfidave të përbashkëta me të cilat përballën komunitetet./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

By adminJuly 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë…

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.