Një vjedhje e rëndë ka ndodhur sot paradite në Gjilan.
Dyshohet se hajnat kanë arritur të vjedhin një shumë të konsiderueshme të parave.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal Ismet Hashani, ku tha se rasti po hetohet si “Vjedhje e rëndë”, dhe se për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.
Lidhur me rastin deri më tani nuk ka ndonjë person të arrestuar.


