Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Vdiq banori i fundit nga Vërnezi i Vitisë
Lajme Lokale

Vdiq banori i fundit nga Vërnezi i Vitisë

adminBy adminJanuary 26, 2025Updated:January 26, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Petar Periç, banori i fundit i Vërenzit, fshati i vendosur në juglindje, në Viti, që ishte braktisur nga të gjithë, vdiq paraditen e së premtes. Këtë e kanë konfirmuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ndërkohë infermierja e fshatit Letnicë afër Vërnezit, Maria Berishaj njoftoi se 90 vjeçari ishte në përkujdesjen e infermiereve të fshatit derisa ndërroi jetë mëngjesin e sotëm, në Letnicë ku ishte sjellur për trajtim mjekësor e përkujdesje.

 “Para një jave një motër e jona, e shoqërua nga policia, kishte shkuar për ta marrë plakun bashkë me punëtorin e kishës, dhe sjellur këtu në një objekt të kishës. Na jemi përkujdesur gjithë javën për të, e kemi trajtuar nga ana shëndetësore, pastruar e ushqyer, ky sot ka ndërru jetë. Të gjitha motrat çka jemi këtu kemi qenë afër tij, ka pasur të gjitha përkujdesjet e nevojshme dhe nuk ka qenë vetëm javën e fundit. Jemi kujdesur për shëndetin e tij”, tha infermierja e fshatit për PlusTV.

Kroati nuk kishte pranuar asnjëherë ta lëshojë vendlindjen dhe nëpër vite përcolli banorët tjerë që e braktisën fshatin, derisa ai ndjeu nevojë që të rrinte në vendin ku u lind. Viteve të fundit ai kishte jetuar në kushte të vështira me ndihmat që merrte nga bamirësit në një shtëpi kasolle pa njeri afër, pa ujë e pa rrymë, në rrënoja dhe me gjithçka tjetër që banorët kishin lënë pas. I ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore e kujtesa por nga vendbanimi i vet s’u nda asnjëherë. Ishte njëri ndër pjesëtarët e paktë të komunitetit kroat që kanë mbetur në Vërnezë e rrethinë, dikur i populluar me kroatë.

Shumica e kroatëve nga fshatrat e Vitisë, u larguan nga Kosova gjatë viteve 1990, kur filloi shpërbërja e Jugosllavisë. Historia e kroatit vitias dhe dashuria e tij për vendlindje, ngjalli emocione deri në atë pikë sa shpesh ka pasur njerëz që udhëtonin për ta vizituar atë dhe fshatin por nuk kanë munguar as vizitat e gazetarëve që shkruanin për jetën e tij vetmitare në një brez kufitar, rreth 13 km larg Vitisë. I ndjeri do të varroset në varrezat e fshatit Letnicë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.