Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » UP “Kadri Zeka” dhe Programi SHER kanë organizuar takim konsultativ për ndryshimet në Statut
Lajme Lokale

UP “Kadri Zeka” dhe Programi SHER kanë organizuar takim konsultativ për ndryshimet në Statut

adminBy adminMay 22, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt një takim konsultativ me temën “Shqyrtimi i jashtëm i Statutit me rekomandime të propozuara”, me qëllim modernizimin e dokumentit themelor të Universitetit, Statutin.

Ky takim u organizua në bashkëpunim me Programin SHER (Sustainable Higher Education and Research in Kosovo), të financuar nga Qeveria Austriake, i cili synon përkrahjen e reformave institucionale në arsimin e lartë në Kosovë.

Takimin e hapi Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së gjerë dhe të hapur në këtë proces reformues. “Statuti është dokumenti që përcakton identitetin dhe funksionimin e Universitetit tonë. Është thelbësore që ai të jetë në përputhje me standardet bashkëkohore dhe të përfaqësojë më së miri misionin tonë akademik,” tha Rektori Dërmaku.

Përfaqësuesi i projektit SHER, Nehat Dervishi, vlerësoi angazhimin e Universitetit në këtë nismë duke thënë se është inkurajuese të shohim një institucion që jo vetëm identifikon nevojën për ndryshim, por edhe ndërmerr hapa konkretë drejt përmirësimit, andaj sipas tij ky proces është dëshmi e vullnetit për të ndërtuar një sistem arsimor të qëndrueshëm dhe të përparuar.

Pjesë kryesore e takimit ishte prezantimi i ekspertes ndërkombëtare nga Programi SHER,  Kristiina Tõnnisson, e cila ofroi një analizë të thelluar të Statutit aktual dhe solli rekomandime konkrete për përmirësimin e tij. Ajo tha se ky dokument duhet të reflektojë jo vetëm rregulloret e brendshme, por edhe në një vizion strategjik për të ardhmen e universitetit. Është e rëndësishme të kemi një strukturë që mbështet inovacionin, transparencën dhe autonominë akademike, ka thënë ndër tjerash ekspertja ndërkombëtare nga SHER.

Pas prezantimit, u zhvillua një diskutim i hapur me pjesëmarrjen e Prorektorëve, Sekretarit të Përgjithshëm dhe Dekanëve të UKZ-së. Diskutimi nxori në pah nevojat dhe idetë që do të ndihmojnë në ndërtimin e një Statuti më funksional dhe gjithëpërfshirës.

Në përmbyllje të takimit Rektori Prof. Asoc. Dr. Dërmaku  tha se ky është vetëm fillimi i një procesi të thelluar reformimi që do ta çojë Universitetin tonë drejt standardeve evropiane. Kurse Nehat Dervishi, tha se reformat e tilla janë themeli i një të ardhmeje më të mirë për arsimin e lartë në Kosovë. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.