Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka aplikuar për 25 Projekte në Programin Erasmus+ CBHE
Lajme Lokale

Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan ka aplikuar për 25 Projekte në Programin Erasmus+ CBHE

adminBy adminFebruary 7, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Me datë 06 shkurt 2025, është mbyllur afati për aplikimet në Programin Erasmus+ CBHE (Capacity Building in Higher Education), ku Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka bërë një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe zhvillimin e mundësive për studentët dhe stafin e tij.

Këtë e ka bërë të ditur Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Projekte, Prof. Dr. Dukagjin Leka, i cili shprehu mirënjohjen për përkrahjen dhe mirëkuptimin nga Rektori Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku.

Prorektori Leka njëherësh ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar dhe janë angazhuar gjatë periudhës sa ka qenë i hapur aplikimi, duke theksuar rëndësinë e këtyre aplikimeve për avancimin e arsimit të lartë dhe përfshirjen e universitetit në projekte ndërkombëtare.

Universitet ka aplikuar për gjithsej 25 projekte në këtë program prestigjioz.

Në mesin e aplikimeve, Universiteti Publik “Kadri Zeka” ka paraqitur një (1) aplikim për “European Charter for Higher Education”, një nismë që synon përmirësimin e kushteve dhe cilësisë së arsimit të lartë në Evropë.

Për më tepër, universiteti ka aplikuar për gjashtë (6) projekte si koordinator të tyre, duke përfshirë projekte si: GreenSustainTranform, NEXUS, MEDIATOR, INTEGRATE, CLiN, dhe CEDitWB. Këto aplikime përfshijnë tematika të rëndësishme si qëndrueshmëria, inovacioni dhe teknologjitë e reja.

Përveç kësaj, universiteti ka aplikuar si partner në shtatëmbëdhjetë (17) projekte të tjera, duke përfshirë emra si: WbrainGain, PIXELS, AID-GEO, DUALKO, AGILE, BALKANITS, AI-powered-Edu, BRIDGE2E, EDUAI, GreenUni4Future, STAHILPTL, GREEN IMPACT, TU SMART, DIHEALTH, GenAI4Edu, GREEN-PACT, dhe GAIA. Këto projekte mbulojnë një gamë të gjerë fushash, nga teknologjia, arsimi, zhvillimi i qëndrueshëm deri te shëndetësia dhe inteligjenca artificiale.

Po ashtu, Universiteti Kadri Zeka ka aplikuar si partner i asocuar në projektin Metaversing, i cili ka për qëllim të zhvillojë mundësi inovative për edukimin dhe formimin nëpërmjet teknologjive të reja.

Rektori i Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, shprehu mirënjohjen për stafin për punën e bërë gjatë gjithë periudhës së aplikimeve, duke theksuar rëndësinë e këtyre projekteve për zhvillimin e mëtejshëm të universitetit dhe përgatitjen e studentëve e stafit për sfidat globale. Rektori Dërmaku shpreson që të arrijmë rezultate pozitive nga këto aplikime dhe të kontribuojmë në avancimin e arsimit të lartë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Universiteti Publik Kadri Zeka është i angazhuar për të ofruar mundësi të shumta për studentët dhe stafin, duke promovuar inovacionin, shkencën dhe teknologjinë në nivel global. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Përfundon fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Kamenicës

August 11, 2026

Kamenica i dha lamtumirën verës me një darkë madhështore

August 5, 2026

Një hapësirë e re për fëmijët në Strehimoren “Liria” të Gjilanit, inaugurohet këndi i lodrave

August 5, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.