Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ka mbajtur sot trajnim me fermerët e blegtorisë me temën “Përgatitja e silazhit”, roli dhe rëndësia te kafshët.
Ky trajnim u organizua në kuadër të projektit “Zhvillimi i Zonave Rurale përmes Avancimit të Shërbimeve Këshillimore” DK-MBPZHR, të cilën e implementon organizata KDC.
Trajnimin e mbajti Heset Vranovci, veterinar dhe këshilltar privat i licencuar. Në trajnim morën pjesë 8 fermerë edhe pse ishin të ftuar një numër i madh i tyre./GJILANI INFO/