Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»U mbajt mbrëmje përshëndetëse me profesorin e pensionuar Shkëlqim Zunçe
Lajme Lokale

U mbajt mbrëmje përshëndetëse me profesorin e pensionuar Shkëlqim Zunçe

adminBy adminApril 16, 2024Updated:April 16, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Mësimdhënësit e Gjimnazit Natyror  “Xhavit Ahmeti”, Gjilan, kanë organizuar një mbrëmje përshëndetëse me profesorin e fizikës, Shkëlqim Zunçe, i cili edhe zyrtarisht është pensionuar.

Në këtë mbrëmje është çmuar lart puna, angazhimi dhe kontributi i profesorit Shkëlqim Zunçe, i cili mbi katër dekada me ditar në dorë punoi në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Fillimisht, Bekim Mustafa, drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, në një fjalë rasti, duke iu drejtuar profesorit Shkëlqim, kolegëve dhe familjarëve të profesorit, ka theksuar se në këtë moment ndarjeje me punën në shkollë, duhet falënderuar profesor Shkëlqimin për rreth 41 vite punë sfiduese në edukimin e brezave.

“Dua të shpreh mirënjohjen time për angazhimin e përkushtimin që shkolla jonë mbi të gjitha të ketë mision atdhetar, dhe pastaj edukativ- dituror, sepse kjo ishte koha kur profesor Shkëlqimi me brezin e tij përballeshin, mbi të gjitha, për ruajtjen e qenies e dinjitetit kombëtar dhe rritën e atdhedashurisë, krahas misionit arsimor e konkurrues në tregun e dijes”, ka thënë Mustafa, që ka shtuar se për të gjitha këto, ai shpreh mirënjohjen e falënderimin që profesor Shkëlqimin e kishim këtu, në mesin tonë, si mik e kolegë, si njeri me zemër të madhe, si humanist e misionar të përkushtuar për dijen e atdheun.

“Mbyllja me ndershmëri e punës mbi katërdekadëshe në arsim, të jep ndjenjën e të qenit besnik i pasionit, profesionit e misionit të mësuesit. Shkëlqim Zunçe, miku e kolegu ynë, që po i bëjmë nderimet të gjithë, duhet të ndjehet krenar për këtë përmbyllje admiruese të punës në arsim. Ne jemi të lumtur që ishim pjesë e këtij rrugëtimi bashkë me ty. Të falemnderit profesor Shkëlqim, që ishe njeriu ynë, miku ynë, profesori e kolegu ynë. Të priftë shëndeti e mos t’u ndafshin gëzimet bashkë me familjen. Ndonëse do të na mungosh kurdo me këmbënguljen tënde, ne do të vazhdojmë të mbetemi miqtë e kolegët e tu. Urime ditëlindjen e pensionimin profesor Shkëlqim. Shëndet e gjitha të mirat në jetë. Të faleminderit për gjithçka. Gëzuar!”, ka thënë Bekim Mustafa,  drejtor i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, i cili për punën dhe kontributin e profesorit Shkëlqim e ka nderuar atë me një mirënjohje në emër të shkollës, derisa në shenjë kujtimi edhe zëvendësdrejtori i ka ndarë një plaketë.

Profesoresha e biologjisë, Dinore Kastrati, në emër të kolegëve, në shenjë kujtimi i ka dhuruar një orë dore profesorit tashmë të pensionuar dhe ky kolektiv e ka bërë traditë që çdo profesori që pensionohet t’i dhurojë edhe një komplet rrobash, gjë që në emër të kolegëve e bëri profesori më i vjetër Shefik Azizi.

Shqipe Sijarina – Jakupi, profesoreshë e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë e që dikur e kishte kujdestar klase profesorin Shkëlqim Zunçe, ka kujtuar kohët e vështira të viteve të nëntëdhjeta, kur kishin mësuar në shtëpitë e shkolla e pikërisht orën e parë në ato kushte e kishin mbajtur në banesën e profesorit Zunçe, andaj ajo, në emër të ish-klasës së saj i ka dhuruar plakatën e maturantëve, por të bërë tash ndryshe, që atëkohë e kishte bërë “Foto Fari”. Ajo ka rrëfyer për punën që kishte bërë profesori Shkëlqim, për afërsinë që ai kishte me nxënës dhe për sakrificat nëpër të cilat kishte kaluar arsimi shqip, andaj meritë të madhe në mbijetesën e arsimit shqip ka edhe profesori Shkëlqim.

Edhe ish-nxënësi i tij, Jeton Rexhepi, tash drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, ka evokuar kujtime nga koha kur kishte qenë nxënës dhe në emër të kolektivit që drejton i ka uruar pensionimin profesorit Shkëlqim Zunçe, i cili një kohë të gjatë kishte punuar edhe në këtë gjimnaz.

Ndryshe, profesori Shkëlqim Zunçe ka falënderuar kolegët për këtë organizim dhe ka rikujtuar detaje nga koha e tij si mësimdhënës, pa anashkaluar kohën kur qysh si i ri në vitin 1983 kishte nisur punën në arsim, ngjarjet e fillimvitit të nëntëdhjetave, ndaljen e pagave për mësimdhënës dhe solidarizimin mes veti, helmimin e nxënësve shqiptarë, përjashtimin nga objektet shkollore, mësimin nëpër shtëpi-shkolla, periudhën e luftës e deri te sfidat që sjell ky profesion human, të cilit ai nuk iu nda asnjëherë as në kohët më të vështira.

Nxënësit dhe kolegët me të cilët ka punuar, gjithmonë do t’i jenë falënderues profesorit Shkëlqim Zunçe, të cilit i dëshirojnë jetë të gjatë pranë më të dashurve të tij. /https://gjimnazi-xhavitahmeti.info// Fotot: Foto Fari.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.