Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë
  • U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik
  • Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë
  • Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan
  • Policia e Gjilanit apelon për kujdes të shtuar ndaj përdoruesve të trotinetëve
  • Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029
  • Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026
  • Kryetari Haliti nderon me mirënjohje mësimdhënësit Sevdie Hasani dhe Agush Haxhiu
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»U mbajt diskutim i hapur me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit
Lajme Lokale

U mbajt diskutim i hapur me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në UP “Kadri Zeka” të Gjilanit

adminBy adminMay 21, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Fakultetit të Shkencave Sociale, në Universitetin Publik “ Kadri Zeka” në Gjilan organizoi diskutimin hapur me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

Ngjarja me karakter akademik që u zhvillua në ambientet e universitetit ka bashkuar studentë, staf akademik dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Kryetari Gashi, fillimisht është pritur në takim nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Artan Dërmaku, me ç rast është bashkëbiseduar për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolin që luajnë  universitetet në aspektin e edukimit dhe vetëdijesimit të qytetarëve të gjeneratave të reja.

Aktiviteti për këtë ngjarje pastaj ka vazhduarme ligjëratën e hapur para atyre që ishin të pranishmëm.

Nga Rektori Dërmaku, u shpreh mirënjohja për vizitën e një figure të rëndësishme politike në Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe kjo visitë është vlerësuar si mundësi  për shkëmbim mendimesh dhe reflektim mbi zhvillimet politike në rajon.

“Për universitetin tonë është nder dhe kënaqësi të mirëpresim një personalitet të rëndësishëm politik si z. Afrim Gashi. Kjo vizitë u ofroi studentëve tanë një mundësi të drejtpërdrejtë për të dëgjuar dhe diskutuar mbi realitetin politik dhe shoqëror të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe për të reflektuar mbi proceset integruese evropiane,” ka thënë Rektori Dërmaku.

Ndërkaq, në fjalën e tij,  Afrim Gashi ka trajtuar një sërë çështjesh që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke përfshirë rolin e tyre në funksionimin e shtetit, sfidat në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, si dhe problematikat që lidhen me ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Megjithëse janë bërë përparime, veçanërisht pas vitit 2018, gjuha shqipe vazhdon të përballet me pengesa në zbatim, veçanërisht në fusha të tilla si uniformat e policisë dhe ushtrisë, legjislacioni dhe përdorimi në monedha, ku tre nene të ligjit aktual e kufizojnë përdorimin e saj”, theksoi Gashi.

Ai ka folur edhe për përpjekjet aktuale të koalicionit të katër partive shqiptare në Maqedoni për t’u unifikuar në një subjekt të vetëm politik, me qëllim forcimin e përfaqësimit dhe adresimin më efektiv të çështjeve të komunitetit shqiptar.

Së këndejmi ka theksuar nevojën për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe traditës, por edhe për përqafimin e vlerave evropiane si pjesë e procesit të modernizimit dhe integrimit të vendit.

“Mos u shkëputni nga tradita; dijeni se nga vini. Mësoni historinë, por zhvillohuni në hap me kohën. Vlerat evropiane duhet t’i zbatojmë në praktikë para se të bëhemi zyrtarisht pjesë e Bashkimit Evropian. Le të mbjellim patriotizëm dhe atdhedashuri, të krijojmë mundësi për shkollim dhe jetë më të mirë në çdo dimension,”  ishte porosia e tij drejtuar studentëve dhe të rinjve në përgjithësi.

Diskutimi u begatua edhe me pyetje, ide dhe mendime nga pjesëmarrësit, dëshmi kjo për interesimin e madh mbi temat politike dhe shoqërore, me fokus të veçantë mbi pozicionin, të drejtat dhe sfidat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Kuvendarët e Gjilanit miratojnë Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2027-2029

June 26, 2026

Vitia mikpritëse e Samitit Ndërkombëtar të Rinisë për Paqe dhe Zhvillim të Qëndrueshëm në gusht 2026

June 24, 2026
Mos humbni
Opinione

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

By adminJune 27, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Rrëfimet e Nënë Zelës për vuajtjet dhe sakrificat e familjes së…

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026

Kryetari Hyseni dhe ministri i Shëndetësisë, flasin për investime të reja shëndetësore në Gjilan

June 26, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Rrëfimet e Nënë Zelës – historia e një familjeje që përjetoi përndjekjet deri në përfundimin e luftës në Kosovë

June 27, 2026

U diskutua Korniza Afatmesme Buxhetore 2027–2029 në Viti, interesim i ulët në debatin publik

June 26, 2026

Sot mot me diell dhe vranësira të shpërndara, temperaturat deri në 33 gradë

June 26, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.