Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi
  • Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Të ndalohet me ligj pranimi në punë i të huajve, pa u shteruar të gjitha mundësitë brenda vendit
Opinione

Të ndalohet me ligj pranimi në punë i të huajve, pa u shteruar të gjitha mundësitë brenda vendit

adminBy adminSeptember 10, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Skender Berisha

Tashmë është bërë e qartë se bizneset po kalojnë një sfidë jo të lehtë për gjetjen së fuqisë punëtore, por sigurisht me fajin e tyre, ngase shfrytëzimi dhe keqpërdorimi i vazhdueshëm i tyre ka bërë mjaftueshëm që të mendohet një zgjidhje nga ana e tyre.

Krahas saj kemi një pjesë të të punësuarve që është e angazhuar në punë, por që janë në pritje të një mundësie dhe për tu larguar.

Gjithashtu një pjesë e të papunëve që janë të gatshëm për punë, por që presin të angazhohen aty ku janë të specializuar.

Një pjesë e tyre që punojnë në profesione që su takojnë, por barra dhe përgjegjësia e familjes i detyron ata të punojnë në profilet e padëshiruara dhe jo adekuate.

Një pjesë e mirë e të angazhuarve në punët e shtetit tashmë kanë filluar të shpërfaqin pakënaqësinë me paratë që marrin, dhe provojnë të gjejnë mundësi të tjera për t’a plotësuar boshllëkun nga rritja e qmimit të artikujve, sidomos ushqimit.

Ka shumë të tjerë që kanë lënë punën si rezultat i trajtimit jo të dinjitetshëm, dhe nuk duan të jenë më pjesë e ballafaqimit me të tillë njerëz të biznesit që zhvlerësojnë edhe karakterin e punëtorëve, dhe si të tillë kërkojnë alternativa për largim nga vendi.

Nga disa të përmendur më lartë, dhe nga shumë të tjerë që nuk janë pjesë e këtyre, shteti me dikasterin e saj që ka, duhet të trajtojë me urtësi dhe sinqeritetin më të lartë këtë problematikë kaq serioze për vendin dhe qytetarët e saj, ngaqë nuk duhet lënë mënjanë problemin, duke u mirrë me punë të tjera edhe pse paguhen me taksat e qytetarëve, për të krijuar politika adekuate që ndihmojnë dhe favorizojnë punëtorët vendas për pjesëmarrjen në aktivitetin biznesor vendas, pa politika diskriminuese ndaj biznesit.

Krijimin e ligjit për t’a ndaluar marrjen në punë një të huaji, duke anashkaluar një qytetar nga Kosova, pa shterrur të gjitha mundësitë në vend për pranimin e një vendasi, duhet t’a ketë parasysh edhe vendi ynë, ngase do t’i kufizonte mundësitë që vendi të mbushej me të huaj dhe në të njëjtën kohë do të imponohej një ngritje në pagë dhe ruajtjen e fuqisë punëtore në shumë sektorë.

Kjo ngritje në pagë në mënyrë permanente dhe në kontinuitet, respektimit të fuqisë punëtore dhe dinjitetit të tyre do t’a ngadalëson ikjen dhe lënien e vendit nga shumë të rinj dhe të reja, që vazhdimisht mendojnë se si të gjejnë alternativa për t’a braktisur vendin, duke ditur se një ditë do të jetë vonë por përgjegjësinë sdo t’a marrë askush.

Prandaj, një ligj i veçantë që trajton këtë problematikë kaq serioze për vendin është emergjent dhe kërkon specialistët e fushës të marrin masa, partitë politike të japin kontributin e tyre dhe natyrisht kërkon edhe shoqërinë civile të ngrisë zërin dhe të nisen iniciativa për rregullimin e këtij problemi që vendi ka tanimë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Veprimtaria atdhetare dhe qëndresa e Sami Kurteshit për çlirimin e vendit

March 2, 2026

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

By adminMarch 13, 2026

Inspektorët e Shërbimeve Publike nga Drejtoria e Inspekcionit, kërkojnë nga pronarët e subjekteve afariste dhe…

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.