Arbër Ismajli, kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Gjilanit
Drejtimi ku duam ta shohim qytetin tonë është në zhvillim, punësim dhe perspektivë për të gjithë ne
Takim inspirues në zemër të Gjilanit,
Bashkë me kandidatin tonë për asamble, Fitim Bajrami, vizituam “Menakon Creations”, një prej bizneseve që na bën me u ndje krenarë në Gjilan.
Me punë të jashtëzakonshme, përplot talent e me shumë kreativitet, ky biznes ka arritur me u shndërru në një brend të respektuar edhe jashtë vendit.
Menakon është modeli i parë se si qyteti jonë ka kapacitet dhe ide të mëdha vetëm duhet t’i jepet hapësira dhe mbështetja e duhur.
Ne zotohemi se në qeverisjen tonë të ardhshme lokale, biznese të tilla do ta kenë përkrahjen e plotë.
Sepse çdo vend pune i ri, çdo projekt i suksesshëm, është një hap përpara për të ardhmen e Gjilanit tonë.
Respekt dhe mirënjohje e veçantë për pronarët Metush Zymberi dhe Nadire Binaku-Zymberi dhe të gjithë ekipës “Menakon Creations” për punën e jashtëzakonshme.
Drejtimi ku duam ta shohim qytetin tonë është në zhvillim, punësim dhe perspektivë për të gjithë ne.