Alban Hyseni, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Sipërmarrja vendore jo vetëm që krijon vende pune, por fuqizon edhe rolin e gruas dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik
Me kënaqësi vizituam kompaninë PANI, me pronar Xhevdet Neziri në fshatin Bresalc, e cila prej vitesh merret me prodhimin dhe riciklimin e qeseve të plastikës.
Nga afër pamë një storie të vërtetë suksesi, ku mbi 25 punëtorë punojnë me përkushtim, shumica prej tyre gra dhe vajza të fshatit.
Ky është shembull i mrekullueshëm se si sipërmarrja vendore jo vetëm që krijon vende pune, por fuqizon edhe rolin e gruas dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të Gjilanit tonë.









