Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

November 1, 2025

Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

November 1, 2025

Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C

November 1, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve
  • Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve
  • Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C
  • Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!
  • Kryetari Alban Hyseni ka vizituar disa ndërmarrje gjilanase
  • Dënoheni nga policia po e përdorët telefonin celular gjatë vozitjes
  • Universiteti “Kadri Zeka” drejt bashkëpunimit me investitorin holandez për zhvillimin e sektorit të IT-së në Gjilan
  • Janë shqiptuar 1 mijë e 597 gjoba në trafik nga Policia e Rajonit të Gjilanit brenda një jave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Si ta unifikojmë kulturën tonë kombëtare
Kulturë

Si ta unifikojmë kulturën tonë kombëtare

adminBy adminSeptember 12, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA: HEJZA ART

Kush po na pengon për t’u bashkuar rreth shtyllës së identitetit kulturor ku natyra ka deponuar ADN-në tonë kombëtare? Populli shqiptar jo se nuk bën kulturë, jo se nuk ka kulturë, madje ka një kulturë nga më të lashtat në rajon dhe më gjerë! Pa dyshim, zhvillon edhe kulturë institucionale për ç’gjë qeveritë tona ndajnë buxhete qesharake, madje edhe më diskriminues në raport me buxhetet e qeverive joshqiptare të shteteve në rajon ku jetojnë shqiptarët autoktonë!

Mjerisht, si komb, edhe më tej po e zhvillojmë kulturën bazuar në strategji shtetërore për kulturë! Qeveria shqiptare, ajo e Kosovës, e shteteve ku jetojnë shqiptarët autoktonë (Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia me Luginën e Preshevës) thonë se po e zhvillojnë kulturën bazuar në “strategjitë kombëtare”!

Janë të mjaftueshëm dy shtete shqiptare, dy qeveri, dy kuvende shqiptare, dy Akademi, dhjetëra universitete shtetërore shqiptare, që të ngrenë një komision amë gjithëkombëtar për të hartuar një politikë kulturore, e cila aktualisht është (dhe duhet të jetë) një prej prioriteteve më të rëndësishme kombëtare! Një strategji kombëtare kulturore e pa shoqëruar me plan zhvillimor dhe me një kalendar të unifikuar kulturor, do të ishte, thjesht, “petulla në ujë”!

Relativisht shpejt do të na vinë do “qeveri kombëtare” që do të mendojnë për themelimin e institucioneve kombëtare kulturore! Këto që i kemi, edhe në rangun shtetëror, thjesht do të kalojnë me status të institucioneve lokale: Ansambli shtetëror do të ngelë i Prishtinës, Tiranës apo Shkupit, Teatri, Filarmonia, Baleti, Opera, Shtëpia e Filmit, e Librit, Bibliotekat, Muzetë, të Shqipërisë apo Kosovës, thjesht do të jenë institucione kulturore lokale me emër të qyteteve ku funksionojnë!

Këto ditë, për ta zbutur krizën ekonomike si pasoje e luftës ruse në Ukrainë, Qeveria e Kosovës ndau paketë sociale prej 150 milionë eurove! Edhe më shume ka ndare Qeveria e Shqipërisë! Ku i morën këto lekë? Do me thënë shteti ka para, të cilat i ruan dhe i përdor për blerje të ndonjë “bravo për qeverinë”!

A ka “bravo” më historike për politikanët tanë patriotë se sa të nisin të themelojnë institucione kombëtare kulturore; të formojnë një filarmoni shqiptare, një teatër shqiptar, një galeri e një koloni shqiptare, një shtëpi të filmit, një të librit shqiptar, një balet, operë, bibliotekë, muze kombëtar shqiptar! Nëpër këto institucione kombëtare kulturore do të punësoheshin artistët dhe krijuesit më të mirë të kombit! Me këtë gjest kombëtar do të eliminoheshin të gjithë mediokrët që akoma mendojnë se ndër shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk ka shkrimtarë e artistë, do të eliminoheshin argatët antishqiptarë që propagojnë se në Shqipëri nuk ka kulturë kombëtare, do të “varroseshin” të gjithë ata hipokritë “shqiptarë” që janë shumë të zëshëm në përhapjen e “konstatimeve” antikombëtare se artistët dhe krijuesit shqiptar të Malit të zi e të Luginës së Preshevës janë “skajshmërish provincialë”!

Para botës duhet të prezantohemi me kulturën tonë kombëtare dhe jo me “kulturat shtetërore” apo me “kulturën e pakicave kombëtare” që zhvillohet në “shtete joshqiptare”! Kaq e thjeshtë dhe shumë e realizueshme, vetëm duhet që politikën kombëtare ta hartojnë personalitetet kombëtare të kulturës sonë, ndërsa politikanët tanë të ngelin “rob të përjetshëm” të politikave dhe strategjive kulturore kombëtare! Demokracia është, mbi të gjitha, kulturë! Politika vetëm për politikë është mashtrimi optik më i paimagjinueshmi!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mjeshtri i magjisë së zjarrit

October 30, 2025

Komuna e Gjilanit, bashkë me Ambasadën e Bullgarisë, pajisin me iPad-ë të rinj Bibliotekën “Fan S. Noli”

October 28, 2025

Kryetari Hyseni, viziton ekspozitën e profesorit Avni Behlulit

October 27, 2025
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

By adminNovember 1, 2025

Për 24-orët e fundit janë shqiptuar 2 mijë e 359 gjoba në trafik, bëhet…

Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

November 1, 2025

Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C

November 1, 2025

Arbër Ismajli: Gjilani, zemra e LDK-së!

October 31, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 2 mijë e 350 gjoba në trafik brenda 24 orëve

November 1, 2025

Arrestohet drejtori i shkollës në Binqë të Vitisë për cenim të përcaktimit të lirë të votuesve

November 1, 2025

Moti sot me diell, temperaturat do të arrijn deri në 21°C

November 1, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.