Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave

November 13, 2025

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

November 13, 2025

Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

November 13, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave
  • Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan
  • Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit
  • Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
  • Zhduken dy femra në Kamenicë
  • Është gjetur pa shenja jete një qytetar në Novobërdë
  • Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
  • Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Rajonale»Si dështoi projekti milionadollarësh i Vuçiqit në Mal të Zi?
Rajonale

Si dështoi projekti milionadollarësh i Vuçiqit në Mal të Zi?

adminBy adminMarch 21, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Andrija Mandiq, kandidati i Frontit Demokratik, doli i treti në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, pas Milo Gjukanoviqit dhe Jakov Milatoviqit, të cilët kaluan në raundin e dytë. Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ka përkrahur publikisht asnjë kandidat, një pjesë e publikut nuk ka asnjë dyshim se ai ka qenë prezent në zgjedhjet malazeze – si përmes donacioneve për Mandiqin, ashtu edhe duke skualifikuar kundërshtarin e tij më të madh në mesin e votuesve.

Politikani i preferuar i Vuçiqit në Mal të Zi është padyshim Andrija Mandiq, të cilit dikur i dhuroi një dekoratë si president i Serbisë. Këtë herë ai nuk e ka mbështetur publikisht në zgjedhjet presidenciale, por gjithçka tregon se ka marrë çdo lloj ndihme tjetër. Dhe veçanërisht në fillim të fushatës.

Milka Tadiq Mijoviq, drejtoreshë e Qendrës për Gazetari Hulumtuese në Mal të Zi, thotë për gazetën “Nova” se vetë fakti që falë të dhënave për të drejtën e votës, të cilat kanë ardhur nga Serbia për herë të parë në histori, flet për faktin se Serbia ndërhynë që në fillim në procesin zgjedhor.

“Këto të dhëna e eliminuan Milojko Spajiqin (nga gara zgjedhore)”, thotë Tadiq Mijoviq.

Spajiq është lideri i lëvizjes Evropa tani, i cili në kohën e kandidimit për president kishte nënshtetësi serbe dhe rezidencë në Serbi. MPB-ja e Serbisë konfirmoi se ai ka rezidencë pranë Komisionit Zgjedhor të Malit të Zi, dhe kjo automatikisht e skualifikoi atë nga gara zgjedhore.

Nga ana tjetër, Andrija Mandiq ka vite që ka thënë se ka nënshtetësi serbe, por Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë mohoi se ai banon në Beograd, ndërsa vetë Mandiq ka kërkuar që pas zgjedhjeve të diskutohet për shtetësinë e tij.

Sipas ligjeve malazeze, shtetësia e dyfishtë e Serbisë dhe Malit të Zi nuk lejohet.

Tadiq Mijoviq thekson se nuk është sekret se Vuçiq gjithmonë ka mbështetur Frontin Demokratik dhe Mandiqin në Mal të Zi dhe se është e qartë se kush ishte i preferuari i tij.

“Në këto zgjedhje edhe Vuçiq edhe Gjukanoviq u mundën në raundin e parë. Vuçiq – sepse Mandiq nuk hyri në raundin e dytë, dhe Gjukanoviq – sepse do ta ketë shumë të vështirë të fitojë raundin e dytë. Mendoj se duke e përkrahur Mandiqin, Vuçiq në fakt po e përkrahte Gjukanoviqin, sepse të gjitha sondazhet e opinionit publik thoshin se në raundin e dytë Mandiq nuk ka shanse ta fitojë Gjukanoviqin, për dallim nga Milatoviqi, i cili ka ende shanse t’i fitojë ato”.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në mënyrë indirekte Andrija Mandiq ka marrë ndihmë financiare edhe nga Serbia. Përkatësisht, “Shtëpia e Serbisë”, e cila është themeluar nga presidenti Aleksandar Vuçiq me paratë e qytetarëve të Serbisë, ka dhuruar 20 mijë euro për fushatën e Mandiqit. Kjo ishte edhe shuma më e lartë që ishte ndarë për fushatën e Mandiqit në 15 ditët e para pas shpalljes së zgjedhjeve.

“Shtëpia serbe” është themeluar me vendim të Vuçiqit dhe për të janë ndarë rreth 3.4 milionë euro nga buxheti i Serbisë. Është dashur të merret me ruajtjen e identitetit dhe kulturës serbe në Mal të Zi, por zyrtarisht është një ndërmarrje private e një numri politikanësh proserbë në shtetin fqinj dhe merret me organizimin e takimeve dhe panaireve.

Të dhënat zyrtare tregojnë gjithashtu se Andrija Mandiq padyshim kishte hapësirën më të madhe mediatike në televizionet lokale. Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Agjencia për Media Elektronike në një raport paraprak për përfaqësimin mediatik gjatë fushatës zgjedhore për President të Malit të Zi ka njoftuar se Mandiq ka hapësirën më të madhe mediatike me 34 për qind të përfaqësimit.

Nga gjithsej pesë, katër televizione janë në pronësi të të huajve, kryesisht kompani serbe, dhe të paktën dy kanë pronarë të afërt me Aleksandar Vuçiqin. Siç raporton REL, pronar i Prva është Sërgjan Milovanoviq, vëllai i të cilit është zyrtar i Partisë Popullore Serbe në Nish.

Pronari i TV Adria është biznesmeni serb Bratislav Stoiljkoviq. Vitin e kaluar, Agjencia e Sigurisë Kombëtare (Malit të Zi) e ndaloi hyrjen në Mal të Zi. /Ballkani

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Shi dhe shkarkime rrufesh – parashikimi i motit për sot

June 27, 2024

Një shqiptar nominohet për ambasador të ShBA-së në Mal të Zi: Jam falenderues ndaj Bidenit dhe Blinkenit

March 8, 2024

Borë në Slloveni e Kroaci [foto]

October 15, 2023
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave

By adminNovember 13, 2025

Aktakuza e pare nga e njejta Prokurori është ngritur kundër një personi për vepër…

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

November 13, 2025

Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

November 13, 2025

Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

November 13, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 3 aktakuza ndaj 3 personave

November 13, 2025

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

November 13, 2025

Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

November 13, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.