Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

November 13, 2025

Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

November 13, 2025

Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

November 13, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan
  • Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit
  • Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet
  • Zhduken dy femra në Kamenicë
  • Është gjetur pa shenja jete një qytetar në Novobërdë
  • Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
  • Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
  • Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Kosovë Lindore»Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian (Dokument)
Kosovë Lindore

Shqiptarët e Luginës kërkojnë të njëjtat të drejta siç parashihen për serbët në planin evropian (Dokument)

adminBy adminMarch 16, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës kanë kërkuar nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të përfshihet në planin franko-gjerman, të njohur edhe si plani evropian.

Përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës përmes një deklarate të përbashkët kanë kërkuar të drejta të barabarta siç parashihen për serbët në planin evropian.

Në dokumentin e siguruar nga Dukagjini, në pikën e parë ata kërkojnë realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimit evropian.
Ndër të tjera kërkohet edhe përfshirja e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbëve në Kosovë.
Kjo deklaratë është nënshkruar nga përfaqësuesit politikë dhe institucionalë të tri komunave të Luginës së Preshevës, deputeti i Kuvendit të Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Nacional shqiptar, Ragmi Mustafa, kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Enver Ramadani, kryetari i Kuvendit të Komunës së Preshevës, Sami Salihu, kryetar i PDSH-së, Ragmi Mustafa, këshilltari i Komunës së Medvegjës, Femi Beja.

 

E njëjta nuk është nënshkruar nga kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi dhe kryetari i LPD-së dhe nënkryetar i Komunës së Bujanocit, Shqipërim Musliu.

Më poshtë mund të lexoni dokumentin e plotë:

Deklaratë e përfaqësuesve politikë dhe institucionale shqiptarë të Komunave të Luginës së Preshevës Konteksti aktual gjeopolitik pas pushtimit rus të Ukrainës kërkon një dinamikë më të theksuar, sidomos në çështjet e sigurisë, të drejtave të pakicave dhe parimit të sigurisë kolektive të regjionit të Ballkanit Perëndimor.

Pra, në këtë drejtim është me rëndësi që Lugina e Preshevës të jetë në fokus të politikave transatlantike perëndimore, edhe me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

Për t’u arritur kjo, natyrisht, kërkohet përfshirje zyrtare dhe substanciale e çështjes së Luginës së Preshevës në dialogun Kosovë-Serbi, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Të flitet për komunitetet jo-shumicë në Kosovë e jo për ato në Serbi, nuk i shërben paqes së nesërme, por përkundrazi. Angazhimi për reciprocitet në të drejta të komuniteteve jo-shumicë është i bazuar në parimin e barazisë, dhe për ne kjo është jetike.

Kjo simetri dhe ky harmonizim në të drejta të komuniteteve jo-shumicë në rajon do t’i shërbente evropianizimit dhe demokratizimit të Serbisë, dhe do t’i jepte legjitimitet përfshirjes së Bashkimit Evropian, në rolin e tij Lehtësues të Dialogut.

Ngritja zyrtarisht e kërkesës legjitime dhe të drejtë të reciprocitetit në të drejta midis serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve në Serbi në dialogun e Brukselit, është hapi që po e bëjmë sot, ne, përfaqësuesit e Luginës së Preshevës.

Ne i kërkojmë Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që t’i japin mbështetje këtij parimi fisnik, që mbështetet në traditën liberale të shteteve demokratike në kontinentin tonë.

Deri më tani Republika e Serbisë nuk ka zbatuar qëllimet thelbësore të marrëveshjeve, siç janë integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga njësitë speciale të sigurisë dhe forcat ushtarake.

Krahas obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve të cilat imponohen nga marrëveshjet tanimë të njohura ndërkombëtare, Republika e Serbisë ka marrë ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta, të cilat janë miratuar nga ana e Qeverisë, e të cilat nuk janë implementuar.

Prandaj, e vetmja rrugë përpara është fuqizimi i kësaj iniciative dhe adresimi i kërkesës sonë te Bashkimi Evropian, Përfaqësuesi i Lartë Joseph Borrell, dhe Përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit të ShBA-ve Gabriel Escobar, që çështja e të drejtave të pakicës shqiptare në Serbi të përfshihet dhe të trajtohet në kuadër të parimit të reciprocitetit në Dialogun Kosovë-Serbi dhe në kuadër të Propozimit franko-gjerman.

Andaj, në përputhje me parimin e reciprocitetit në fushën e të drejtave individuale dhe kolektive, në përputhje me standardet ndërkombëtare të zbatueshme në rajon.

Ne përfaqësuesit politikë dhe institucionalë shqiptarë të Luginës së Preshevës në mbështetje të: Deklaratës Universale për të drejtat e Njeriu -Konventës Evropiane për të Drejtave e Njeriut dhe Liritë themelore dhe Protokollet e saj; – Konventës Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare; Kartës Evropiane për gjuhët rajonale ose minoritare (1992, Strasburg); Dokumente tjera ndërkombëtare të kësaj fushe, si dhe në bazë të: Referendumit të Marsit të vitit 1992; Marrëveshjes së Konçulit 2001; Platformës politike të vitit 2006; Plani Shtatë pikësh i miratuar edhe nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë më 4 qershor 2013 Iniciativa për formimin e asociacionit të komunave shqiptare e vitit 2015 kërkojmë:

a) Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, sipas standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, si dhe praktikave përkatëse, dhe adresimin e tyre në kuadër të Dialogut Kosovë-Serbi dhe Propozimit franko – gjerman;
b) Ngritjen substanciale të monitorimit ndërkombëtar të pozitës së Shqiptarëve në Luginë të Preshevës;
c) Përfshirjen e çështjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në dialogun e Brukselit, me qëllim të barazimit të pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës me pozitën e serbëve në Kosovë.
d) Kërkojmë nga Qeveria e Serbisë zbatimin e të gjitha obligimeve të saj ndaj Luginës së Preshevës dhe implementimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar,
e) kërkojmë ndaljen shlyerjes së adresave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe rishqyrtimin e dokumenteve të pasivizuara.
f) Ftojmë Bashkimin Evropian, SHBA-në, Këshillin e Evropës, OSBE dhe NATO-n, për një vlerësim të përbashkët për procesin politik 2001-2023 në Luginën e Preshevës;
g) Ftojmë institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës që, në kuadër të veprimeve për bashkëpunim rajonal, të angazhohen për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në përputhje me referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992 për autonomi politike territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025

Në prag të kryesimit të OSBE-së nga Finlanda, Kamberi kërkon vëmendje të shtuar për Luginën

July 9, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

By adminNovember 13, 2025

Karabinierët Italian së bashku me Kryqin e Kuq të  Kosovës -Dega në Gjilan  kanë…

Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

November 13, 2025

Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

November 13, 2025

Zhduken dy femra në Kamenicë

November 13, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Ndihmohen familjet në nevojë nga Karabinierët Italian dhe Kryqi i Kuq-Dega në Gjilan

November 13, 2025

Bashkatdhetari nga Zvicra ka sjellur rroba për zjarrfikësit e Gjilanit

November 13, 2025

Brenda 24 orësh 52 aksidente në Kosovë, njëri prej tyre me fatalitet

November 13, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.