Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit në mes Komunës së Gjilanit, gjegjësisht, Drejtoratit për Bujqësi dhe Pylltari dhe Shkollës së Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, edhe sivjet u shpërndanë 4 krerë gjedhe për fermerët e Komunës së Gjilanit.
Drejtorati për Bujqësi dhe Pylltari, në bashkëpunim me Shkollën Mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Sahit Baftiu”, ka realizuar shpërndarjen e katër gjedheve, konkretisht një lopë qumështore dhe tre viça, në funksion të forcimit të sektorit blegtoral dhe avancimit të bujqësisë në komunén tonë./Gjilani INFO/




