Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bëri me dije sot vlerën e një projekti që kapë shifren mbi 3.5 milion eurosh, projekt ky mes Shoqatës Jetimat e Ballkanit dhe Komunës së Gjilanit.
Bërja e një ndërtese për qëndrimin ditor, destinuar për për personat e moshuar, një kuzhinën popullore dhe bujtina për studentë, thuhet të jetë fokusimi i këtij projekti.
“Halil Kastrati nga shoqata Jetimat e Ballkanit dhe Komuna e Gjilanit në bashkëpunim do të ndërtojnë qëndrimin ditor për të moshuarit, kuzhinën popullore dhe bujtinën për studentë, ka njoftuar përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Alban Hyseni, Kryetar i Komunës së Gjilanit./GJILANI INFO/







