Shkolla e Mesme “Kongresi i Manastirit” nga Pozherani është kualifikuar në finalen e Garës Kombëtare në kuadër të projektit “Promovimi i mendimit kritik dhe aktivizmit qytetar te të rinjtë”, e organizuar nga Teach for Kosova.
Finalja do të mbahet më 27 janar 2026, e martë, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Shkollës së Mesme “Kongresi i Manastirit” në Pozheran. Në këtë fazë përmbyllëse të garës, nxënësit e kësaj shkolle do të garojnë me Gjimnazin “Hamdi Berisha” dhe IAP “Lasgush Poradeci” nga Komuna e Malishevës.
Kualifikimi në finale përfaqëson një sukses të rëndësishëm dhe është dëshmi e angazhimit serioz, përkushtimit të vazhdueshëm dhe nivelit të lartë akademik të nxënësve, si dhe e punës profesionale të mësimdhënësve që i kanë përgatitur ata./Gjilani INFO/



